Besniku 6-vjeçar, u mbyt në tokë,u var në tra nga dora kriminale

15/06/2005 Policia asnjë motiv dhe emër autori, mjekët zbardhin skemen e vrasjes
SARANDE – Fëmija 6-vjeçar, i gjetur i varur dy net më parë në një fshat të Sarandës, është viktimë e një akti kriminal, i kryer nga persona të tjerë. Ndërsa policia lokale “zbulon” këtë të re, ngelet ende enigmë autorësia dhe shkaqet e varjes së Besnik Shaqirit, në fshatin Çukë, të rrethit të Sarandës. Mjekët e spitalit të Sarandës shkojnë edhe më larg, kur bëjnë të ditur se fëmija është mbytur në tokë dhe më pas është varur në traun e shtëpisë, ku edhe u gjet.
Policia
Policia, e cila shkoi në vendin e ngjarjes, deri dje nuk jepte ndonjë informacion të saktë mbi rrethanat dhe shkaqet, ndërsa bënte të ditur se varja e 6-vjeçarit Besnik Shaqiri, është një akt kriminal, i kryer nga persona të tjerë të paidentifikuar.
Byrime zyrtare nga komisariati i policisë së Sarandës, saktësuan se Besnik Shaqiri, i cili u gjet i varur në një godinë njëkatëshe në fshatin Çukë, është varur nga persona të tjerë të paidentifikuar ende, ndërkohë që, sipas të njëjtave burime, nuk ka një pistë, në të cilën të hetohet në këtë drejtim.
Të njëjtat burime të policisë lokale saktësuan se ishte varur me pantallonat e tij. Nga policia, ai ishte gjetur i zhveshur, ndërsa nga shtëpia ishte larguar vetëm me pantallona dhe me një palë atlete sportive, të cilat iu gjetën të veshura në këmbë.
Mjekët
Sipas mjekëve ligjorë të spitalit të Sarandës, mësohet se kemi të bëjmë me një asfiksim të viktimës në tokë dhe me pas ai është varur në një lartës prej 2 metrash nga autori i kësaj ngjarje.
Sipa dëshmive, 6-vjeçari ishte i varur në një dru të vendosur në murin e pasuvatuar të ndërtesës njëkatëshe në një lartësi dy metra nga toka, ndërsa fëmija, mësohet se ishte i gjatë 1 metër e 10 centimetër.
Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë send tjetër që të ndihmojë autoritetet policore në hetimin e mëtejshëm të ngjarjes, e para e këtij lloji në fshatin Çukë të Sarandës.
Pasiguri në prag sezoni
Një javë, tre ngjarje kriminale
Kjo është ngjarja e tretë kriminale që ndodh në Sarandë pas dy plagosjeve të njëpasnjëshme javën e kaluar, duke shtuar rastet ku autorët largohen në drejtim të paditur, ndërsa krijojnë një klimë jo të favorshme për qetësinë dhe rendin, që i duhet këtij qyteti turistik në një kohë kur sezoni veror ka vetëm pak ditë që ka filluar.
Dallandyshe Shaqiri/ Nëna e Besnikut
“Kriminelët, po na trembin edhe ne,as kanaçe nuk na lënë të mbledhim”
“Fëmija im, që ma mbytën, ishte më i miri, më i zgjuari, nuk di pse ma bënë këtë gjë mua me këtë djalë”.
Kështu shprehet e përlotur Dallandyshja, nëna e Besnikut. Në një intervistë për gazetën “Metropol”, ajo tregon zhdukjen e djalit si dhe përpjekjet për gjetjen e tij, ndërsa kishin bërë edhe denoncimin në polici.
Kur u zhduk Besniku nga shtëpia?
Djali u nis për të grumbulluar kanaçe, rreth një javë më parë, pasi ai shiste gjithmonë gjëra metalike në Sarandë. Ditën që u zhduk, ai doli nga shtëpia rreth orës 09.00 të mëngjesit, për të shkuar te lokalet në fshatin Çukë, ku do të mblidhte kanaçet që ishin grumbulluar nga puna e mbrëmjes së një dite më parë.
Atë natë, ai nuk erdhi në shtëpi. Dyshuat për ndonjë gjë të keqe?
Në darkë djali nuk erdhi dhe ne u bëmë merak, ndërsa kërkuam te kushërinjtë tanë dhe te fqinjët, por djali nuk dukej. Kjo na bëri të dyshonim që Besniku kishte një problem, që nuk kishte ardhur në shtëpi.
ǒbëtë më pas, a i vazhduat kërkimet?
Ditën e nesërme vazhduam të kërkonim në anën e detit, sepse ai pëlqente të peshkonte, kërkuam së bashku me gjithë të afërmit tanë dhe nuk e gjetëm as ditën tjetër.
Bëtë denoncim në polici dhe kur?
Të pasnesërmen, burri im, Arbeni, shkoi dhe bëri denoncimin në polici për humbjen e djalit, por vetëm mbrëmjen e së hënës ai u gjet nga policia, në një shtëpi të pabanuar.
Keni ndonjë apel për të bërë pas kësaj ngjarje të rëndë?
Unë kërkoj që shteti të na ndihmojë, sepse si Besniku do të na ikin të gjithë fëmijët, pasi këtu ka kriminelë, të cilët vijnë vërdallë ditën dhe natën, duke na trembur ne dhe fëmijët.
Arben Shaqiri/ Babi i Besnikut
“Dyshoj te ndonjë grup kriminal, që mund të shndërrohet në tmerr të zonës”
Arben Shaqiri, babai i Bensikut dje në mëngjes është kthyer pranë banesës së tij. Prej disa ditësh ai ndodhej në Tiranë në kërkim të djalit. Pasi mbrëmjen e së hënës Besniku u gjet i varur, të afërmit njoftuan me telefon Arbenin i cili dje u kthye në shtëpi. Në një intervistë për gazetën “Metropol”, ai sqaron se s’ka pasur me askënd grindje e hasmëri, ndërsa shpreh shqetësimin e ekzistencës së ndonjë grupi kriminal i cili mund të shndërrohet në kërcënim për zonën. Për këtë ai apelon dhe kërkon ndihmën e shtetit në zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë.
Ju keni pasur ndonjë grindje apo konflikt me ndokënd?
Jo. Nuk kam patur asnjë lloj grindje me asnjë njeri. Kaloj shumë mirë me fqinjët, me të gjithë fshatin.
Keni ndonjë ide për autorin e mundshëm të vrasjes së djalit tuaj?
Nuk di ç’të them. Kërkova deri në Tiranë për djalin tim, por me sa duket krimineli paska qenë në fshatin tim, dhe kjo më bën të pyes, se kush është ky që ka patur kaq interes të madh të realizojë një krim të tillë në familjen Shaqiri, në familjen më të varfër të Çukës.
Po për shkaqet e vrasjes së djalit tuaj, ç’mund të thoni?
Nuk përjashtoj mundësinë që djali im të jetë gënjyer nga ndonjë person i pasur, por nuk e di se çfarë ka bërë më tej me atë, prandaj kërkoj nga instancat përkatëse të zbardhin ngjarjen sa më parë që rasti im të mos përsëritet edhe te familje të tjera pse jo edhe më të pasura nga unë.
Keni ndonjë apel për të bërë?
Po. Kërkojmë nga ky shtet, në qofte se ka shtet, që të zbardhë ngjarjen e djalit tim, pasi ne në këto kushte, nuk mund t’i lëmë fëmijët vetëm në shtëpi, duke patur frikë. E gjithë kjo nuk ka ndodhur nga armiqësia ndaj meje, ndërsa unë nuk përjashtoj mundësine që pas ngjarjes së djalit tim të fshihet një kriminel apo një grup kriminelësh, që mund të kthehen në tmerr të Çukës dhe gjithë komunitetit që jeton pranë nesh, ndaj shteti duhet të ndërhyjë
Familja Shaqiri, tashmë 6 fëmijë
Besniku ishte i treti
Familja Shqairi banon në fshatin Çukë të Sarandës, tri kilometra larg nga ky qyteti.
Kjo familje rome ka 6 fëmijë tashmë, pas humbjes së Besnikut, Katerinën fëmija më i madh 14 vjeçe, Elenin, Llambron, Andrean, Marian dhe Shevçenkon 1 vjeç.
Besniku, i gjetur i mbytur një ditë më parë, ishte 6 vjeç dhe ishte fëmija i tretë i familjes Shaqiri.
Në Çukë ka 30 familje të tilla
Familjet rome, jetojnë duke shitur kanaçe
Në fshatin Çukë të Sarandës jeton komuniteti më i madh i familjeve rome.
Në këtë fshat janë të vendosuar që prej dhjetëra vitesh 30 familje rome, shumica prej të cilave të integruara në jetën shoqërore të arsimuar dhe të integruar në zhvillimin shoqëror të zonës, ndërkohë që një pjesë e familjeve jetojnë duke lypur në qytetin e Sarandës dhe duke shitur kanaçe.
Rreth 30 për qind e këtyre familjeve kanë më shumë se 5 fëmijë