OSBE kërkon largimin e kandidatëve të inkriminuar
15/06/2005 Ambasadori i Holandës kërkon reagimin e PD dhe PS-së
OSBE dhe ambasada e Holandës në Shqipëri ka kërkuar që partitë politike të mos lejojnë kandidimin e personave të inkriminuar. Burimet kanë bërë të ditur se zyra e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Shqipëri i ka paraqitur ambasadës së Holandës një raport mbi kandidatët për deputetë në Shqipëri, ku rezultojnë se tri konkurrentë kanë pasur precedentë penal në të shkuarën. Burimet kanë bërë të ditur se janë dy kandidatë të PS-së dhe një i PD-së, të tre në zonat e veriut të vendit, që rezultojnë me një të shkuar jo të mirë. Ndaj dhe është kërkuar marrja e masave prej partive politike. Duket se ky ka qenë shkaku i takimit të ambasadorit të Holandës, Sveder Van Vorst, me krëret e dy partive kryesore në Shqipëri. Dje ambasdori i Holandës në Shqipëri është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Gramoz Ruçi. Takimi ka zgjatur rreth 20 minuta, ndërsa asnjë nga palët nuk ka preferuar të japë deklaratë për shtypin mbi bisedën e zhvilluar. Ndërsa me përfaqësuesit e Partisë Demokratike, ambasadori Vorst, ka zhvilluar një takim pak ditë më parë. Nga selia blu është theksuar se në qendër të bisedimeve kanë qenë zhvillimet në prag të fushatës elektorale. Ndërkohë që vetëm një ditë më parë drejtuesit e Lëvizjes "Mjaft" kanë kërkuar që partitë të mos lejojnë kandidimin e personave të inkriminuar në Shqipëri.