Vrau burrin, dënohet me 18 heqje lirie
15/06/2005 Edlira Bazonja vrau burrin 63-vjeçar
BERAT - Është dënuar dje me 18 vjet burg Edlira Bazonja banore e lagjes “30 vjetori“, e akuzuar për vrasjen e burrit të saj 63- vjeçarit Rakip Bazonja, me akuzën “vrasje me dashje“. Dënimi i të akuzuarës për vrasje ka ardhur pas tri seancave gjyqësore të kryera menjëherë pas një hetimi të shpejtë të organit të prokurorisë, por edhe për arsye se vetë autorja e krimit ka pranuar autorësinë e kësaj vrasje.
Organi i akuzës kishte kërkuar trupit gjykues dënimin me 20 vjet burg për 37-vjeçaren Bazonja. Po në seancën e djeshme avokati i të arrestuarës ka kërkuar për klienten e tij një dënim më të butë, pasi e akuzuara për vrasje ka dhe një fëmijë të mitur 8 vjeç, Ermonelin, për të rritur.
Vetë e autorja e krimit ka pohuar para trupit gjykues arsyet që e kanë detyruar të kryej një vrasje pa marrë parasysh as dënimin dhe as se kush do t’ia rrisin fëmijën e saj të mitur. Sipas dëshmisë së saj, burri donte ta linte për t’u martuar me një femër tjetër, megjithëse ishte 63 vjeç. Gruaja është mbrojtur dje duke thënë se po të ndahej nga burri, ajo dhe fëmijët e saj nuk kishin se ku të jetonin dhe se do të mbeteshin në rrugë, pasi si pasuri të vetme familja kishte vetëm një dhomë dhe një korridor të vogël. Ngjarja, për të cilën autorja e vrasjes mori dënimin me 18 vjet burg, ka ndodhur rreth orës 10.30 minuta në datën 1 shkurt 2005. Çifti Bazonja grindeshin mes tyre edhe për arsyen se Edlira kishte një fëmijë, i cili i ishte zhdukur në 1997 dhe që prej asaj kohe ajo shkonte shpesh për të kërkuar fëmijën, çka i kushtonte ekonomikisht familjes.