“Po shpërndajmë në çdo shtëpi, numrat përkatës të zgjedhësve
15/06/2005 Deklarata e KQZ-së, sjell reagimin e Haxhit
SHKODER - Dorëzimi i listave përfundimtare të zgjedhësve është bërë objekt reagimesh dhe kundër reagimesh. Deklarata e KQZ-së e bërë para dy ditëve, se vetëm Bashkia e Elbasanit i ka sjellë në kohë listat në fjalë, duke qenë kështu e vetmja që ka respektuar ligjin, si dhe deklarimi për gjobitjen e të gjitha njësive që nuk kanë respektuar afatet, ka bërë që të reagojë edhe Bashkia Shkodër, nëpërmjet kryetarit të saj Artan Haxhi.
Lidhur me këtë problem, kryebashkiaku i Shkodrës, duke mohuar thëniet e KQZ-së, ka sqaruar se Bashkia që ai drejton i ka dërguar në afat listat zgjedhor, e duke respektuar të gjitha limitet ligjore për dërgimin e tyre pranë institucionit përkatës. “Procesi ka qenë i gjatë dhe i vështirë, është shprehur Haxhi, por megjithatë grupi i punës që është marrë me këtë proces, ia ka arritur qëllimit, duke bërë një regjistrim të saktë në terren, apo derë më derë, siç quhet ndryshe. Përveç dorëzimit të listave, ka vazhduar sqarimin e tij Haxhi, Bashkia Shkodër, nëpërmjet punonjësve të saj, ka hyrë në procesin e shpërndarjes së fletëve në çdo shtëpi, ku, bazuar edhe në eksperiencën e mëpërparshme, janë shënuar emrat e zgjedhësve së bashku me numrin përkatës në listën zgjedhore si dhe qendrën e votimit ku janë të regjistruar për të votuar me datën 3 korrik”.
Duke iu referuar fjalëve të Haxhit, mënyra e organizimit të një procesi të tillë do të ndihmojë dhe ndikojë ndjeshëm në eliminimin e çfarëdolloj mangësie që mund të ketë rezultuar gjatë regjistrimit të 81650 zgjedhësve të Shkodrës.
“Një rol të rëndësishëm që luan kjo shpërndarje e fletëve lajmëruese është edhe verifikimi edhe njëherë i emrave të shënuar, gjë që shpie në eliminimin e përsëritjes së një emri më shumë se një herë, që mund të ketë ardhur si pasojë e lëvizjes së brendshme të banorëve, si dhe në eliminimin e emrave të personave që mund të kënë vdekur, duke bërë që procesi zgjedhor i 3 korrikut të realizohet brenda të gjitha rregullave të përcaktuara me ligj”, sqaroi kryebashkiaku Haxhi.