Ngatërron shishen e ujit me helmin, në gjendje të rëndë 16-vjeçarja

Kolonjë, 30 gusht, NOA Një adoleshente ka rrezikuar seriozisht jetën duke u helmuar në mënyrë aksidentale. Në vend të shishes me ujë për të shuar vapën, vajza 16-vjeçare me inicialet P.V ka marrë shishen me pesticide dhe ka pirë nga ajo.
Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Gostivisht të Kolonjës, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA. Lënda e rrezikshme Rogor, e cila është shumë e fortë, i ka dhënë menjëherë efektet në trupin e 16-vjeçares, duke i shkaktuar të vjella, spazma në stomak dhe dhimbje koke.
Menjëherë të afërmit e vajzës e kanë dërguar atë në spitalin e Korçës për ti dhënë ndihmën e parë.
Pas dhënies së ndihmës së parë 16-vjeçarja ka arritur të marrë veten. Ndërkohë që mjekët janë duke bërë analizat për të parë dëmtimet që mund ti ketë dhënë në organet e brendshme ilaçi helmues.
Rogor, është një insekticid shumë i fuqishëm që përdoret për spërkatjen e pemëve.
a.k/NOA