Sulmohet me bomba molotov autobusi i linjës Tiranë-Athinë, nuk ka të lënduar

Agrinjo, 30 gusht, NOA - Një autobus i linjës Tiranë Athinë është sulmuar me bomba molotov në territorin e shtetit grek. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm kur autobusi me targa shqiptare SR. 5892 P ka qenë duke u kthyer për në Shqipëri. Sulmi ka ndodhur nga tre të rinj rreth orës 01:00, në qytetin Agrinjo.
Autobusi i linjës Tiranë Athinë është goditur me tre bomba molotov duke i djegur gomat. Ndërkohë që nuk ka pasur dëmtime në njerëz apo materiale, pasi sipas drejtuesit të mjetit, nuk ka pasur pasagjerë, duke qene se mjeti kthehej nga Athina për në Tiranë.
Sipas medias greke mendohet se ka qenë një sulm nga tifozët e skuadrës së futbollit AEK, e cila ka pasur një ndeshje gjatë mbrëmjes së djeshme dhe dhe në qytet ka pasur trazira të shkaktuara prej tyre.
Sipas medias, tifozët kanë sulmuar dhe shumë makina të tjera. Ndërkohë që policia greke ende nuk ka dalë me një deklaratë për mediat.
a.k/NOA (vijon)