E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngec hipotekimi i pallateve në Tiranë. Probleme me taksat dhe trojet

Një pjesë e madhe e ndërtesave shumëkatëshe të ndërtuara në Tiranë nuk hipotekohen për shkak të problemeve me pronarët e trojeve. Arben Qirjako, shefi i zyrës kombëtare të regjistrimit të pasurive të paluajtëshme thotë se ndërtuesit kanë gjithashtu edhe probleme me pagimin e taksave.

“Kanë problematika të ndryshme. Një mund të jetë marrëveshja me pronarët e truallit për ndarjen e këtij objekti shumëkatësh. Tatim- taksat janë pak problematike në këtë kohë. Nuk ka të bëjë me lejen e ndërtimit dhe lejen e shfrytëzimit që duhet për të rregjistruar një leje ndërtimi, por e shikojmë që një pjesë e mirë kanë ngecur në hartimin e kontratave të shërbimit dhe në likuidimin e tatimeve për objektetqë kanë ndërtuar” thotë Qirjako.

Tirana është qyteti me bumin më të madh të ndërttimeve në vend. Për pasojë edhe flukset për të regjistruar apartamentet në hipoteka janë të larta.

“Ka pasur një bum në zyrën e rregjistrimit. është ngritur një task- force për momentet që ka një shtesë të punës. Nga informacionet që marrim një herë në dy javë ne si zyrë qëndrore shikojmë që po ecim me ritme të shpejta” thotë Qirjako.
Ndërtimi që zë rreth 12 për qind të GDP është sektori i ekonomisë me rritjen më të madhe në këto vite. Por sektori po ndeshet edhe me shumë probleme, ndër to edhe me hipotekimin.

Adi Darsi < I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›