E ndalin ART-në
Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit do t’i duhet t’i riparojë dëmet e shkaktuara operatorëve lokalë, gjatë aksionit të tyre për heqjen e antenave ilegale në tërë territorin e Kosovës.
Për me tepër, faza e dytë e heqjes së antenave ilegale, vështirë se do të ndodhë, pas një takimi mes përfaqësuesve të ART-së, me ata të EULEX-it, KFOR-it dhe ICO-së. Këta të fundit, i kanë rekomanduar ART-së që herëve të tjera veprimet t’i koordinojë me organizmat e tjerë për siguri. Gjithashtu i kërkuan që aksioni për heqjen e antenave të mbetura ilegale, të shtyhet për një fazë tjetër.
Ndërsa, afati i fundit i komunave për heqjen e antenave ilegale ka qenë deri më 18 qershor. Kurse, zotimi i kreut të ART-së, Ekrem Hoxha, ka qenë që pas kësaj date, të gjitha antenat ilegale do të largohen nga territori i Kosovës.
“Pas kësaj date do t’i heqim antenat me forcë”, pati thënë Hoxha.
Megjithatë, në njoftimin e Qeverisë, thuhet se aksioni i shkyçjes për pikat e tjera ku dyshohet se ka antena ilegale, duhet të shtyhet për një fazë tjetër.
“Dhe, të bëhet një koordinim i mirë i të gjitha palëve, në mënyrë që ky proces të kryhet mirë dhe pa pasoja”, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, nën drejtimin e të cilit është mbajtur takimi për koordinimin e veprimeve gjatë procesit të aksioneve për largimin e transmetuesve ilegalë të telefonisë mobile në Kosovë.
Përfaqësuesit e KPM-së kërkuan nga ART-ja që të kompensohen dëmet që u janë bërë disa transmetueseve lokalë, gjatë aksionit të ART-së për të shkyçur operatorët ilegalë të telefonisë mobile nëpër Kosovë.
Në takim, përfaqësuesit e ART-së u zotuan se do të marrin përsipër riparimin e dëmeve të shkaktuara, që janë bërë gjatë këtij aksioni dhe që janë bërë pa qëllim nga ART-ja.
Ndërkaq, përfaqësuesit e EULEX-it, ICO-së dhe KFOR-it në takim kanë theksuar domosdoshmërinë që aksionet e ardhshme të bëhen në koordinim të plotë, në mënyrë që të mos ketë pasoja dhe reflektime negative në asnjë aspekt.