E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalin nga tregu 79 milionë euro

Fitimet

Kompanitë e huaja që kanë investuar në Shqipëri transferuan jashtë, në formën e fitimeve, 79 milionë euro për tre muajt e parë të vitit. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se shifra e fitimeve që po transferohen jashtë nga kompanitë e huaja që kanë investuar në Shqipëri, po rritet nga viti në vit.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, ajo është rritur me 20 për qind. Vitin e kaluar, në total, kompanitë e huaja transferuan nga Shqipëria 364 milionë euro, ose 6 herë më shumë krahasuar me vitin 2007. Paratë që nxorën kompanitë e huaja jashtë Shqipërisë në vitin 2009 janë sa gjysma e dërgesave që vijnë nga emigrantët.

Të dhënat tregojnë se edhe kompanitë shqiptare për të njëjtën periudhë të ardhurat nga investimet e kompanive shqiptare jashtë ishin 106 milionë euro. Ekspertët thonë se tashmë shumë investime të huaja që janë kryer gjatë viteve të kaluara, kanë filluar të maturohen duke gjeneruar fitime të cilat kompanitë i transferojnë në vendet e tyre të origjinës.

Ndaj edhe tendenca e këtij zëri pritet të jetë në përkeqësim, duke paralajmëruar se më shumë valutë do të dalë nga ekonomia shqiptare në vitet e ardhshme, në formën e fitimeve të transferuara jashtë, çka gjithmonë është shoqëruar me lëvizje të kursit të këmbimit.

TCH

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›