E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngec në Currila motovedeta luftarake



DURRES - Ngec në cek-ëtirën e Currilave motovedeta e ushtrisë. Mjeti, i llojit gjuajtës, po patrullonte zonën në kanalin hyrës të Portit të Durrësit, por ka rënë "viktimë" e batllave që krijohen në këtë zonë prej vitesh. Mësohet se në ato momenti mjeti po kthehej për në bazën e Bisht-Pallës, por kursi i gabuar dhe "kurthi" i krijuar në këtë zonë ka shkaktuar bllokimin e saj. Në ndihmë të motovedetës ka shkuar një tjetër mjete detar luftarak dhe rimorkiatori, që pas disa orësh kanë mundur ta nxjerrin nga cekëtira atë. Kjo zonë është tashmë e njohur për "kurthet" që krijohen nën ujë. Gërryerja e detit apo shkaqe të tjera kanë krijuar cekëtira, ndonëse aty thellësia e detit llogaritet në disa metra. Një numër i madh mjetesh lundruese kanë ngecur në këtë zonë, por dje i takoi radha motovedetës së ushtrisë. o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›