E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngec shkolla doktorate tek Filologjiku

Mosmiratimi i doktoraturave të historisë dhe filologjisë ka penguar zhvillimin e shkollës doktorale edhe në degë të tjera të fakultetit të Histori- Filologjisë. Dekani i këtij fakulteti Shezai Rrokaj, thotë se ka gati një vit, që miratimi i tyre po stërzgjatet dhe kjo ka penguar zhvillimin e të gjitha diktoraturave në këtë fakultetet, një cikël ky studimesh shumë i kërkuar, kjo dhe nga aplikimet e shumta që janë paraqitur pranë sekretarive të fakultetit. Jemi në pritje të shkollës

doktorale të historisë dhe të gjeografisë të cilat duhet të miratohen sa më parë nga Agjencia e Akreditimit dhe Këshilli i Akreditimit, pastaj të kalojmë në Këshillin e Ministrave. Jemi shumë të vonuar sepse ka kaluar mbi një vit dhe mosmiratimi i këtyre dy shkollave po pengon fillimin e i gjithë shkollës doktorale në fakultet, pohon për më tepër Rrokaj. Ndërkohë, për herë të parë studentet e fakultetit të Histori- Filologjisë do të kenë shansin që për lëndë të veçanta të marrin mësim nga pedagoge të huaj, të njohur në universitetet evropiane, të cilët do të jenë me kohë të plotë, ndryshe nga vitet e mëparshme. Për herë të parë ne po parashikojmë nga fondet e të ardhurave të studentëve miratimin e rreth 20 profesorëve të huaj që do të vijnë të mbajnë lëndë të plota në fakultetin tonë tha Rrokaj. Dekani Rrokaj ndër të tjera pohon se ardhja e këtyre pedagogëve të huaj do të ndikoje në standardet e mësimdhënies, ndërkohë që shprehet se ky do të jetë njëkohësisht dhe një kualifikim për pedagoget shqiptarë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›