E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia vajton viktimat e katastrofës së naftës

Në rajonin Murmansk, në veri të Rusisë, po mbretëron një ditë zie e vajtimi për të paktën 14 anëtarët, që u fundosën në një platformë nafte në ishullin Sakhalin, në pjesën lindore të Rusisë.

Në platformën që u fundos të dielën ndodheshin 67 persona.

14 anëtarë u shpëtuan menjëherë pas katastrofës, ndërsa shpresat veçse po shuhen për 39 personat që figurojnë si të humbur.

Hetuesit thonë se këtë katastrofë mund ta ketë shkaktuar shkelja e rregullave të sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›