Ngricat veshtiresi ne qarkullim
Rajoni i Kukësit, vazhdon të jetë i përfshirë nga temperaturat e ulëta gjë që ka sjellë ngrirjen e rrugëve dhe vështirësi në qarkullimin.Sipas shërbimit metrologjik të forcave ajrore, gjatë natës në qytet temperatura minimale shënoi minus 8 gradë celcius,ndërsa në zonat malore minus 11 deri minus 13 gradë celcius.Trashësia e dëborës në qytet është 10-15 centimetra ndërsa në zonat e thella deri në 60 centimetra.
Si pasojë e mjegullës së dendur shikueshmëria është deri në 50 metër gjeë që vështirëson qarkullimin.Akset rrugore nacionale janë të kalueshme por një pjesë e mirë e tyre përshkohen vetëm me zinxhirëve . Më problematike situata paraqitet në akset Kukës-Shiashtavec,Kukës-Draj Rec dhe Krumë-Kam Bajram Curri.Të izoluara mbeten komunat Arrën dhe Zapod si dhe mjaft fshatra të komunave Topojan,Gjinaj etj.
KORCË Edhe në qarkun e Korçës temperaturat vazhdojnë të jenë disa gradë nën zero gjë që ka shkaktuar ngirjen e rrugëve e për pasojë edhe vështirësi të mëdha në qarkullim.Sipas shërbimit metrologjik gjatë natës temperatura shënoi minus 7 gradë celcius në qytet, ndërsa në zonat malore temperatura ka zbritur deri në minus 10 gradë celcius.
Akset rrugore që lidhin Korcën me Kapshticën,Qafëthanën dhe Ersekën janë të kalueshme pa zinxhirë përvec akseve Bilisht-Kapshticë, Qafa e Qarrit- Ersekë, Qafa e plloçës dhe Qafa Thanës ku mund të lëvizet vetëm me zinzhirë për shkak të akullit.
Flutura Tota/ Jorgjeta Gjanci