Çlirimi i Elbasanit, bilanci i luftës ishte miliona franga ari dëme
31/01/2011 Si u tatuan tregtarët dhe u torturuan për të dhënë pasurinë. U vranë dhe 70 mormalistë
Zbulohet inventari i dëmeve të Luftës së Dytë Botërore në Elbasan. Një prej studiuesve të Elbasanit ka sjellë në dritë një dokument që sjell edhe pasqyrën se sa u godit Elbasani gjatë luftës. “Gjatë Luftës së Dytë Botërore Elbasani pësoi humbje të mëdha në njerëz dhe dëme të pallogaritshme ekonomike e materiale. Dëmet në pasurinë e luajtshme si gjë e gjallë, objekte dhe sende shtëpiake, vegla pune, pajisje bujqësore e industriale, mallra ushqimore, veshje etj, kapën shifrën e mbi 2.600.000 franga ari. Ndërsa dëmet në pasuri të paluajtshme si, toka të mbjella, pyje, shtëpi banimi, pemë etj, kapën shifrën e 2.800.000 franga ari. Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Elbasan u dogjën krejtësisht 1263 shtëpi banimi dhe u dëmtuan pjesërisht 236 të tjera. U shkatërruan dhe u prishën 383 km rrugë automobilistike. U hodhën në erë 221 m urë betonarmeje dhe 110 m urë guri. U shkatërruan 139 km linjë telefonike. U grabitën mijëra bagëti të imta, gjedhë dhe kafshë pune. Krahasuar me rrethet e tjera Elbasani pati humbje të mëdha në njerëz. 376 veta dhanë jetën gjatë viteve të luftës. Mes tyre humbën jetën 70 normalistë”.
Tatimi i jashtëzakonshëm
Më 13 janar të vitit 1945 qeveria komuniste aplikoi mbi tregtarët e mëdhenj tatimin e jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës. Tarifa e vjeljes së këtij tatimi shkonte nga 45-85% sipas fitimit të realizuar mbi fitimin minimal prej 500.000 frangash ari. Sipas këtij ligji, tatimi prekte të gjithë ata tregtarë dhe industrialistë që kishin spekuluar gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore duke siguruar një fitim mbi 500.000 franga ari. Qëllimi i këtij ligji ishte që qeveria komuniste të siguronte të ardhura aq të domosdoshme në atë kohë për të nxjerrë popullsinë nga gjendja e urisë dhe për të nisur rimëkëmbjen e ekonomisë. Gjithashtu ligji kishte si synim goditjen e kapitalit të madh vendas rrënimin e tij dhe çeljen e rrugës për ekonominë socialiste. Në prefekturën e Elbasanit, sidomos në kryeqendrën e saj qytetin Elbasan, tatimi i jashtëzakonshëm i luftës goditi 38 subjekte të mëdha, të cilat kishin realizuar gjatë viteve të luftës një fitim mbi normën që kapte shumën e 59.623.025 franga shqiptare. 4 firma të fuqishme kishin realizuar një fitim që shkonte nga 3-5 milionë franga shqiptare secila. Në total nga tatimi i jashtëzakonshëm i luftës, shteti shqiptar realizoi në Elbasan një fitim prej 24.191.656 franga shqiptare ku pjesa dërmuese u vol nga tregtarët e mëdhenj. Tatimi i jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës nuk u mirëprit nga dhjetëra tregtarë. Ata e kundërshtuan këtë tatim, madje fshehën një pjesë të madhe të valutës së siguruar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për këtë arsye mjaft tregtarë u rrahën, u torturuan dhe përfunduan në burgjet komunist.
Tortura dhe histori të treguara
Si u gjykuan tregtarët elbasanas
Në qershor të 1945, gazeta “Bashkimi” botonte listën e parë të tregtarëve elbasanas të tregtarëve që tatoheshin me tatimin e jashtëzakonshëm. Në nr. 6 të kësaj liste shënoheshin vëllezërit Ali e Qamil Peni. Ata tatoheshin me 1.118.000 franga. Kuptohej që kjo shumë ishte jashtë mundësive për ta shlyer. Ishte kjo arsyeja që bëri që të dy vëllezërit “Peni”. Gjyqi ushtarak i Elbasanit që pat për kryetar Qirjako Deçkën dhe për prokuror, Naim Kuçi, me vendimin nr. 517 dt.29.0.146 dënoi Qamilin me dy vjet dhe një ditë. Akuza “sabotator dhe armik i popullit”. Mënyra se si u zhvillua gjyqi, tregoi qartë sa “përkujdesej” pushteti i popullit për tregtarët elbasanas. Gjatë seancës gjyqësore prokurori i drejtohet Qamilit e I thotë- I njeh këto….?-duke i shtrirë para syve shuplakën, ku mbante disa monedha floriri. Qamili me qetësinë që e karakterizonte iu përgjigj:-Po zoti kryetar i njoh, ti i ke në dorë tashti, unë i kam pasur në xhep. I inatosur prokurori gërthiti: Gjakpirës…I ke pirë gjakun këtij populli. Dhe drejtoi dorën nga pjesëmarrësit në sallë. Qamili duke ruajtur qetësinë tha: -Pyet këta njerëz, kur ti pije birrë, unë pija ujë në matarà. Pas gjyqit Qamili u çua të vuajë dënimin në Maliq. Atje Qamili vuajti plot dy vjet e një ditë.
Tregtarin Ibrahim Miraku e arrestojnë dhe i kërkojnë të dorëzonte floririn. Daj Bimi siç e thërrisnin në Elbasan, e bëri si shtëpinë e vet burgun. Sa herë që e shkundin i gjori plak tregonte se ku i kishte fshehur florinjtë. Kështu tregoi vendet: vatrën e zjarrit, saksinë e lules, rrasën e shtypës së hajatit etj. Megjithëse betohej se nuk kishte më, sigurimsat vazhdonin punën e tyre dhe e futën përsëri brenda e menduan një taktikë të re, ti drejtoheshin Momë Salës, të shoqes së Dajë Bimit. Njëri nga sigurimsat i thotë momë Salës: - Jemi të dërguar nga Dajë Bimi të na japësh florinjtë që ke. Momë Sala e kuptoi hilen dhe u tha: Mirë, vetëm pesë copë kam. Sigurimsat lëvizën nga vendi, zgurdulluan sytë dhe e urdhëruan: Ku i ke nxirri…!-Momë Sala qetë-qetë u shpreh: -Vetëm një napoleon pesëbashë kam, por atë do e ruaj për Daj Bimin. E kuptuam se Momë Sala po tallej me ta dhe dolën e ikën duke turfulluar; -Hë, moj bushtër…xhadë….!
Isuf Boholli qe një nga tregtarët që e futën në burg thjesht se duhet të dorëzonte floririn. Në kaushët e burgut të “Hotel Grandit” ai e di çhoqi…! Provoi të gjitha torturat, por su mposht. Si e panë se spo nxirrnin gjë prej tij, punonjësit e seksionit të sigurimit menduan të përdorin një taktikë. Kështu një ditë shkojnë tek shtëpia e Isufit dhe i kërkojnë të shoqes, Nadires të dorëzojë florinjtë. Nadireja e kuptoi dredhinë dhe u përgjigj se nuk kishte florinj. Atëherë ata e urdhëruan të shkonte me ta. E dërguan në seksionin e sigurimit dhe e lanë të priste në oborr nën rrezet e diellit. Pas disa orësh oficeri që ishte “përkujdesur”për Isufin, u fut në qelinë dhe i tha:-Me që stu mbush mendja për të dorëzuar florinjtë, sot po të sjellim brenda edhe gruan tënde. Isufi u drodh, por sfoli. Pas pak Isufin e lidhur me pranga e nxjerrin para së shoqes. I tronditur, kur pa të shoqen, me zë të mekur i tha:-Shko në shtëpi dhe jipua….! Dy oficerë me të shpejtë shkuan së bashku me të shoqen në shtëpi. Ajo u drejtua për në vendin ku i kishte vendosur dhe i dorëzoi. Një nga sigurimsat pyeti:.Përse nuk i tregove, kur ti kërkuam më parë…? Nadireja u përgjigj: -Florinjtë sishin të mijtë, tashti që me urdhëroi i zoti po i jap.