E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushe Kruje- Lezhe rruga e vdekjes. Cdo 500 metra 1 lapidar

Autostrada Fushë Krujë -Lezhë është pjesë e hartës së 80 rrugëve problematike të quajtura si “njolla të zeza”,për shkak të numrit të madh të aksidenteve automobilistike.Sinjalistika e dëmtuar është një ndër shkaqet e aksidenteve në këtë rrugë gjithashtu ekzistenca e vetëm 2 korsive, shtrirja e saj mespërmes një zone të banuar si dhe daljen e rrugëve të shumta rurale në këtë aks.

Cdo ditë në këtë aksa rrugor shënohet nëj aksident dhe jo pak hrë me pasojë vdekjen.Lapidarët e vegjël përkujtimorë në të dyja anët e rrugës dëshmojnë fare qartë këtë fakt .Në segmentin Fushë Krujë-Lezhë janë plot 60 lapidarë të tillë që do të thotë që në cdo 1 km rrugë,të kenë vdekur 1-2 persona dhe në cdo 500 metër të rrugës has një të tillë . Vetem në urën mbi lumin Mat në Milot janë 9 lapidarë,ndërsa pjesa tjetër kryesisht në kryqëzimet, Fushë Mamurras, Patok,Shënkoll, Rrillë,Ishull Shëngjin, dhe Ishull Lezhë.

Në këto kryqëzime shënohet numri më i lartë i aksidenteve automobilistike me pasoja të rënda.Ky aks rrugor është quajtur ndryshe edhe autostrada e vdekjes dhe është një prej më të rrezikshmëve në të gjithë vendin e në këto pak vjet që është ndërtuar ka marrë shumë jetë njerëzish.

Lindita Kokaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›