E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarje e dhimbshme për vendin, do vazhdojmë kontributin për paqen dhe lirinë në Afganistan

22-02-2012 / Gazeta 55

Ambasadori Ettore Sequi ngushëllon familjarët e Kapiten Feti Vogli, uron shërim të shpejtë për Nëntetar Pecin

Kreu i prezencës së Komisionit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi ka shprehur keqardhjen për vrasjen e Feti Voglit, si dhe plagosjen e nëntetarit Aleksandër Peci, të cilët shërbenin në misionin e tyre paqeruajtës në Afganistan. “Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia ndaj familjeve të ushtarit trim shqiptarë, i cili u vra në provincën e Kandaharit në Afganistan. Gjithashtu, mendimet e mia dhe besoj të të gjithë ambasadorëve, shkojnë tek ushtari tjetër i plagosur dhe familja e tij. Ne i urojmë shërim të shpejtë e të plotë”, u shpreh Sequi.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e Shqipërisë për të dhënë kontributin e saj në Afganistan. Ndërsa ka folur në konferencën për qeverisjen elektronike, kryeministri Berisha iu referua edhe ngjarjes në Afganistan ku si pasojë e një sulmi u vra komandoja shqiptare Feti Vogli dhe u plagos nëntetari Aleksandër Peci. “Dua ta falënderoj ambasadorin për ngushëllimet që paraqiti për kapitenin që ra në krye të detyrës. Kjo ngjarje e dhimbshme për vendin, por ne mbetemi të vendosur të japin kontributin tonë në këtë vend pasi paqja dhe stabiliteti i të cilit është i rëndësishëm për botën dhe Europën”, u shpreh Berisha.
Deklaratat e kryeministrit Berisha dhe ambasadorit Sequi u bënë gjatë punimeve për Konferencës së dytë për shoqërinë e informacionit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›