Arvizu: “Duhet të jeni krenarë për heroizmin e kapiten Voglit”

Ambasadori amerikan, vizitë në familjen e “Dëshmorit të Atdheut” Feti Vogli
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka vizituar dje familjen e “Dëshmorit të Atdheut” Feti Vogli i cili ndërroi jetë gjatë një sulmi në Kandahar të Afganistanit.
Ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjes së kapitenit Vogli, ambasadori Arvizu në një prononcim për mediat kanë vlerësuar figurën e tij. “Askush nuk e di se përse Feti Vogli ishte personi që u vra, por ai vdiq për një qëllim dhe ju duhet të jeni krenar për atë se çfarë ai ka bërë”, ka theksuar ambasadori Arvizu.
Gjithashtu ambasadori amerikan, Arvizu ka vizituar edhe familjen e Nëntetarit Aleksandër Peci i cili u plagos po gjatë këtij sulmi terrorist, duke i uruar familjarëve shërim të shpejtë të tij.