E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: Berisha synon shtyrjen e hetimeve

Vazhdojnë polemikat mbi dekretimet e Presidentit mbi anëtarët e Gjykatës së Lartë. Deputeti i PD-së, Spartak Ngjela, deklaroi se "Kryeministri Berisha kërkon të marrë Gjykatën e Lartë, pasi ai ka hallin se kjo gjykatë do të hetojë Fatmir Mediun për tragjedinë e Gërdecit". Ngjela theksoi se Kryeministri ka kandidatura mediokre për anëtarë të kësaj gjykate, prandaj sipas tij, bashkë me Topallin, ai po bllokon dekretet e Presidentit Topi. Pra, avokat Ngjela e lidh vonesën e Kryetares së Kuvendit për miratimin e pesë anëtarëve të Gjykatës së Lartë, të propozuar prej Presidentit Topi, me ngjarjen e Gërdecit, për të shpëtuar ish-ministrin Fatmir Mediu. Nga ana tjetër, Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënësit të grupit parlamentar, Aldo Bumçit, del në mbrojtje të Kryeparlamentares për dekretet e bllokuara prej saj. Ata theksojnë se çdo deputet duhet të ketë informacion.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›