E Diel, 1 Nëntor 2026

Biberaj: Draft i ri për dosjet e spiunëve

Dosjet e ish-spiunëve të komunizmit do të hapen përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të qershorit 2009. Lajmi është konfirmuar nga zv/presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të KE, njëkohësisht deputet i PD-së, Aleksandër Biberaj. Partia Demokratike do të tregohet e kujdesshme në përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke lënë jashtë listës së kandidatëve të PD-së ata persona të cilët konsideron me njollë në biografi për shkak të komunizmit. Deputeti Biberaj është ngarkuar me mision nga Kryeministri Berisha që të përpunojë draftin e ri për hapjen e dosjeve të ish-sigurimsave. Sipas Biberajt, dy draftet e PS dhe PDK nuk janë të plotë, ndërkohë që ai i Partisë Demokratike ka nevojë për disa modifikime në bazë të eksperiencave të huaja. Synimi i këtij drafti është që në 2009-ën nuk duhet të ketë asnjë deputet që rezulton me dosje sigurimi. "Drafti i PS dhe i PDK të paplotë duhet të rishihen, ndërsa draftit të PD-së do i bashkëngjiten edhe kërkesat e Komisionit Evropian", u shpreh Biberaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›