Ngjela: Ligji nuk ndeshkon persekutoret
Deputeti i pavarur Spartak Ngjela dhe grupi demokristian i Nard Ndokes, kritikuan ashper nismen e qeverise per hapjen e dosjeve. Sipas Ngjeles, me kete nisme te tille, nuk ndeshkohet asnje persekutor, se po te ndeshkoheshin do te rrezohej qeveria, Gjykata e Larte dhe ajo Kushtetuese. "Me ke talleni ju, kush mendoni se mund te na genjeje, se nje ligj i tille do te zbatohet ndaj persekutoreve, ata qe ekzekutuan te pafajshem. Po te ishte ashtu, shume institucione do te rrezoheshin", tha Ngjela. Sipas tij, projekti nuk ndeshkon asnje dhe askush nuk do te mbaje pergjegjesi mbi abuzimet, ndaj askend nuk duhet ta genjeje mendja. Teper kritike u shpreh dhe kreu demokristian Nard Ndoka. Ai i kerkoi qeverise, qe te terheqe menjehere projektligjin nga Kuvendi e te shqyrtoje gjeresisht variantin e demokristianeve. "Projekti qe keni sjelle krijon hapesira per spekulime, hakmarrje politike sipas nevojave te dites. Merr ne mbrojtje spiunet e vertete qe jane infiltruar ne politiken e sotme", akuzoi Ndoka. Kreu demokristiane e quajti draftin e PD-se per hapjen e dosjeve, si nje kthim pas, qe nuk tenton aspak te beje transparence per evidentimin e ish bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. "Ështe nje projektligj antikushtetues dhe po tentohet te behet nje loje politike e parealizueshme dhe aventure e rrezikshme ne dem te institucioneve te pavarura. Terhiqeni draftin tuaj, votoni projektligjin e PDK-se", tha Ndoka, duke deklaruar voten kunder projektligjit te qeverise.