E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Ligji nuk ve ne vend drejtesine, mbron interesa klanore

Selia roze reagoi dje ndaj projektligjit per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te shtetit, duke thene se ai nuk ve ne vend te drejten morale te viktimave te diktatures komuniste. Perkundrazi, sipas socialisteve, projekti i mazhorances, shkel te drejtat dhe lirite kushtetuese te garantuara. "Forcat qeveritare nen drejtimin e Sali Berishes duan te miratojne verberisht nje tjeter ligj antikushtetues", tha kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Sipas tij, me te tilla projekte po mbrohen interesa klanore dhe korruptive, ne vend qe te vihet ne vend drejtesia per diktaturen komuniste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›