E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: Në rast se qeveria s

Avokat Spartak Ngjela flet për përgjegjësitë që duhet të marrë qeveria TIRANË- Spartak Ngjela ka deklaruar dje se qeveria duhet të largohet në rast se vërtet nuk kishte dijeni për ekzistencën e Gërdecit, ashtu siç ka deklaruar Kryeministri Berisha. Duke u shpreh në këtë mënyrë, Ngjela ka theksuar se, në rast se qeveria ishte në dijeni dhe lejoi ndërtimin e fabrikës, atëherë kjo tregon se qeveria është e inkriminuar. Sipas deputetit që dikur ka qenë pjesë e Partisë Demokratike, ngjarja e Gërdecit vërtetoi korrupsionin në qeverisjen e koalicionit të djathtë, pasi sipas Ngjelës, nuk është i varfër ai që ka pak, por ai që kërkon shumë. Në këtë drejtim, për avokat Ngjelën, kjo është arsyeja kryesore që korrupsioni qeveritar ra në këtë llum, i cili do ti marrë me vete. “Nëse ekziston një qeveri në botë që nuk di se ndodhet një fabrikë armësh, që çmonton 12 km larg Tiranës, jashtë të gjitha parametrave dhe pranë një qendre të banuar, kjo qeveri nuk mund të rrijë dot më asnjë minutë. Nëse e di, është e inkriminuar. Unë them se kjo qeveri e di. Si ka mundësi të mos dijë se në këtë zonë, një fabrikë fantazëm pa leje operon. Nuk ka ende një leje për këtë fabrikë dhe askush nuk di asgjë. Nëse nuk dihet, fatkeqësi për ata që se dinë”,- tha Ngjela, duke i kërkuar kryeprokurores Ina Rama që të hetojë lidhur me këtë çështje. Avokat Ngjela tha se do ti dërgojë letra të tjera Ina Ramës lidhur me këtë çështje, që sipas tij kërkon hetim ndërkombëtar dhe përgëzoi kryeprokuroren që i është drejtuar FBI-së. Lidhur me një prej të akuzuarve në tragjedinë e Gërdecit, Delijorgji, deputeti Ngjela tha se ai ka kaluar me stafetë nga një kryeministër te tjetri, nga një ministër tek tjetri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›