Pipero: Virusi A /H1N1 po qarkullon në Ballkan
TIRANE- Virusi A/H1N1 ka filluar të qarkullojë sërish në rajon. Ministra e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetit kërkon rritjen e gadishmërisë së sistemit Alert për të ndërhyrë me mjete dhe masa efikase në kohën e duhur për parandalimin e epidemisë së mundshme. Sipas drejtorit të politikave shëndetësore, Pëllumb Pipero në Ministrinë e Shëndetësisë janë marrë të gjitha masat për parandalimin e një epidemie.
“Fakti që fare pranë nesh, në Kosovë, është vërtetuar një rast i tillë, me mbivendosje të virusit A/H1N1 në këtë sezon, por dhe komunikimi me OBSH-në ka bërë që Ministria e Shëndetësisë ti paraprijë në kohë një epidemie të mundshme, sidomos përsa i përket marrjes së masave të nevojshme për të vlerësuar gatishmerine e Sistemit Alert në monitorimin e situatës, si dhe për të ndërhyrë me mjete dhe masa efikase në kohën e duhur për parandalimin e epidemisë së mundshme” u shpreh Pipero.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve për tu vaksinuar, pasi kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar virusin.
Masat e domosdoshme për të qenë të kujdesshëm ndaj kësaj situate është edhe higjiena personale ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të paraqiten tek mjeku në cdo rast të konstatimit të shenjave të gripit.
(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Pipero: Virusi A /H1N1 po qarkullon në Ballkan