Ngjela: Protestat do të jenë pa mbarim
Tiranë, 29 prill, NOA Aleatët e Partisë Socialiste kanë përkrahur sot nisjen e protestave duke për të kërkuar hapjen e kutive dhe rrëzimin e qeverisë.
Spartak Ngjela, u shpreh pas takimit të aleatëve, se protestat do të jenë pa mbarim. Ai theksoi se qytetarët duhet të bashkohen në shesh ditën e nesërme për ti dhënë fund qeverisjes aktuale.
Me tone të ashpra, Ngjela e krahasoi qeverisjen aktuale me atë të vendeve diktatoriale. Berisha bashkohet me Korenë e Veriut, Vietnamin, Kinën e Veriut e Kubën të cilët festojnë 1 majin, tha ai duke ironizuar dhe mitingun e paralajmëruar nga mazhoranca.
m.xh/NOA