Leskaj: “Qeveria po manipulon shifrat, rrezikohet procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime”
Reagon Pollo: “Nuk do të jepen falas letërnjoftimet”. Nishani: “Mos abuzoni, procesi po ecën normalisht”
Eljona Ballhysa
Procesi i pajisjes së qytetarëve me karta identiteti ka nxitur sërish debatet gjatë seancës së djeshme parlamentare. Opozita ka bërë thirrje që maxhoranca të marrë në konsideratë projektligjin e saj për dhënien falas të letërnjoftimeve për personat që nuk kanë pasaportë, ndërsa qeveria ka reaguar duke u shprehur kategorikisht kundër këtij propozimi. Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, ka akuzuar qeverinë se po manipulon shifrat e qytetarëve që kanë aplikuar për të marrë karta identiteti. Sipas saj, të tjera shifra ka publikuar zëvendësministri i Brendshëm dhe të tjera kryeministri Berisha.
Opozita
Leskaj ka bërë thirrje që të miratohet nisma e PS-së e cila lehtëson procesin dhe e nxjerr atë nga rruga e dështimit në të cilin ndodhet aktualisht sipas saj. “Grupi Parlamentar i PS-së ka depozituar në Kuvend nismën ligjore që synon lehtësimin e pajisjes me dokument identifikues të shtetasve që nuk disponojnë pasaportë, duke u krijuar atyre lehtësi financiare. Deklarata e djeshme e kryeministrit e thelloi shqetësimin tonë për rrezikun e dështimit të procesit ndërkohë që ne prisnim të paktën një reflektim dhe një përgjigje më serioze. Sot procesi duket edhe më i rrezikuar, edhe më dyshues, përsa kohë që kryeministri jo vetëm që nuk iu përgjigj kërkesës së opozitës për të marrë masa për përballimin e situatës, por me të dhënat që solli e bëri edhe më jotransparent e më dyshues procesin”, - është shprehur Leskaj. Ajo bëri të ditur se janë ende 660 mijë shtetas pa pasaportë dhe jo 400 mijë, siç deklaroi një ditë më parë kryeministri Berisha. Sipas saj, numri i personave që presin të pajisen me letërnjoftimi është shumë i madh në raport me ritmet e pajisjes dhe me kapacitetin ofrues. “Analiza e situatës tregon se pajisja me letërnjoftimi nuk është e aksesueshme për një numër të madh shtetasish përsa kohë që ende në shumicën e njësive vendore mungon infrastruktura, që nuk është instaluar ende. Në shkallë vendi, puna nuk ka filluar ende në dy të tretat e pikave të shërbimit. Fshati, që ka popullsinë më të madhe, është pothuaj tërësisht i zbuluar”, - është shprehur Leskaj. Sipas saj, çështja e pagesës është një nga arsyet madhore që edhe atje ku ka filluar puna fluksi është i ulët sidomos nga kategoritë në nevojë. Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së solli në vëmendje se një banor i fshatit, që merr 800 lekë ndihmë ekonomike në muaj, nuk mund të përballojë 4.800 lekë pagesë për një familje me katër veta.
Qeveria
Pas Leskajt, fjalën e ka marrë zëvendëskryeministri Genc Pollo, i cili e ka cilësuar hipokrite kërkesën e opozitës për t’i dhënë falas letërnjoftimet. Pollo tha, gjatë fjalës së tij, se opozita dhe kryetari i PS-së në vend që t’u bëjnë thirrje qytetarëve për të aplikuar dhe në vend që të nxisin procesin, po e përbaltin atë. Sipas tij, qeveria ka marrë masa për familjet në nevojë duke i subvencionuar këto shtresa për çmimin e letërnjoftimeve. Madje, ai propozoi një mënyrë më efektive për sensibilizimin e shtetasve që aplikojnë për dokumentin zgjedhor. “Kryeministri, zoti Rama, ndoshta po të doni zoti Meta, drejtues të tjerë të partive parlamentare, në një konferencë të përbashkët shtypi me një spot të përbashkët, me një formë që e gjykoni të përshtatshme të bëjnë apel, të thërrasin të gjithë qytetarët shqiptarë që e kanë shtyrë për më vonë të aplikojnë për letërnjoftime. Të jepen letërnjoftimet pa lekë është hipokrite. Asnjë vend i botës nuk e bën këtë. Ju dhe certifikatat i keni dhënë me lekë”, - është shprehur Pollo. Ndërsa ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka siguruar se procesi i pajisjes se qytetarëve me karta identiteti po ecën normalisht dhe ka deklaruar se reagimet e opozitës janë tendencioze. “Qeveria ka respektuar propozimin e opozitës për t’u fokusuar në pajisjen fillimisht të personave pa pasaporta. Opozita duhet të respektojë vendimet e veta politike dhe të mos mbajë qëndrime të dyfishta”, - u shpreh Nishani në parlament. Ministri dha sigurinë se të gjitha stacionet e aplikimit do të hapen brenda marsit, ndërsa aktualisht ato funksionojnë në qytetet me popullsi më të madhe. Sipas shifrave të paraqitura nga Nishani, çdo ditë pranë zyrave përkatëse aplikojnë 12-13 mijë persona, ndërsa qeveria parashikon prodhimin e 15-18 mijë letërnjoftimeve në ditë. Aktualisht, sipas ministrit, rezultojnë 500 mijë qytetarë pa pasaporta që nuk kanë aplikuar ende për kartën e identitetit.
20 Mars 2009