Pakistan, Forcat e Armatosura, në gjendje alarmi
Pakistani ka ndërprerë lejet për ushtarakët dhe i ka pozicionuar Forcat e Armatosura në zonat kufitare me Indinë, nga ku priten edhe inkursionet. Sipas një burimi të rezervuar, Forcat e Armatosura pakistaneze janë vendosur në gjendje alami, për shkak të një konflikti të mundshëm, si pasojë e sulmeve terroriste në Mumbai. "Pakistani ka marrë masa minimale mbrojtjeje", tha burimi nën mbulesën e anonimatit. Por nuk pranoi të jepte detaje të hollësishme për asnjë prej masave të marra.