Ora që ndaloi bashkë me titanikun
Një orë që ka ndaluar akrepat në momentin e aksidentit tragjik të Titanikut ka dalë në ankand për herë të parë. Ora e xhepit i përkiste John Chapman, një 37-vjeçar i cili mbeti në ujërat e akullta dhe u mbyt bashkë me gruan e tij Lizzie, 29 vjeçe, pasi ajo refuzoi të hipte në varkën e shpëtimit dhe të linte bashkëshortin të mbytej në ujë. Ora historike ka ndaluar akrepat kur dy trupat e tyre u zhytën në ujërat e thella të oqeanit pas mesnate. Akrepat e saj dëshmojnë orën e aksidentit, ato kanë ndaluar në 1.45 të mëngjesit. Më pas, ora u gjet në bordin e Titanikut në fund të oqeanit dhe iu kthye familjes së çiftit. Stërnipi i John, William Sargent tha se "Ora ka kaluar si trashëgimi në familje brez pas brezi dhe është trajtuar si një thesar". Ankandi për të do të zhvillohet në "National Maritime Museum" në Falmouth, Kornwall muajin e ardhshëm. Një sipërmarrës, Jonathan Griffin tha se "Titaniku mund të ketë qenë shkatërrimi më i madh në historinë e marinës, por mbart shumë histori prekëse".