E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrica ne Kukes Shkoder e Korce

Në qarkun e Kuksit vijojnë të krijojnë probleme temperaturat e ulta nga -8 në -12 gradë celsius si dhe era e fortë. Dëbora e rënë para pak ditësh ka ngrirë duke krijuar një shtresë të trashë akulli e cila vështirëson së tepërmi qarkullimin e automjeteve.

Në aksin Kalimash- Kukës- Morinë, Kukës-Krumë, Kukës- Qafë Shllak, Kukës-Peshkopi, Qafë Shllak- Bajram Curri, lëvizja bëhet me mjaft vështirësi vetëm me zinxirë dhe drejtoria rajonale e rrugëve është në shërbim 24 orësh duke hedhur skorje dhe kripë. Komunat e thella kanë mungesë të theksuar të energjisë elektrike, ndërsa procesi mësimor zhvillohet me kohë të reduktuar.

KORÇE- Edhe në qarkun e Korçës situata si pasojë e temperaturave të ulta paraqitet mjaft problematike. Trashësia e dëborës në qytet është 5 cm, ndërsa në zonat malore arrin në 20 cm, kjo e shoqëruar me ngricat dhe erën e fortë ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe banorëve të zonës. Policia rrugore ka inspektuar rrugët për parandalimin e aksidenteve. Të ftohtit dhe era e fortë ka bërë që mësimi në shumë shkolla të fshatrave të thellë të pezullohet. Përballimi i motit të ftohtë ka sjellë edhe rritjen e çmimit të druve të zjarrit me 200 deri 400 lek për metër kub më shumë se dy ditë më parë.

SHKODËR- Në rajonin e Shkodrës bora e shoqëruar me shi një ditë më parë ka sjellë një ulje drastike të temperaturave, por pa krijuar probleme në qytetet. Ndërsa në zonat malore situata është mjaft problematike, për shkak të rrugëve të bllokuara dhe mundësive të kufizuara në mjete logjistike për zhbllokimin e tyre. Kështu 8000 banore jane bllokuar vetëm në ditët e fundit ne rrethin e Pukes, në zonat malore te Kelmendit dhe në komunat Shalë e Shosh ku trashesia e bores ka arritur ne 50 centimeter duke ndërprerë lidhjet e fshatrave me komunat. Nje tjeter shqetesim mbetet edhe energjia elektrike ku ne shume zona të thella malore nderprerja e energjisë varion nga disa ditë deri në një muaj duke veshtiresuar se tepermi jetesen e banoreve.

Azhornuar së fundi ( e premte , 25 shkurt 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›