E Shtunë, 31 Tetor 2026

Steinberg Respektoni institucionet e pavarura

(UPDATE) Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë palëve politike në Shqipëri, që të respektojnë  shtetin e së drejtës  të  marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 8 majit, dhe të  dialogojnë. Këtë mesash ia ka përcjellë Sali Berishës dhe Edi Ramës  zëvëndësekretari amerikan i shtetit Xhejms Stajnberg gjatë takimeve që pati me ta në Tiranë.

• Zv/sekretari i DASH takon Topin, Berishën dhe Edi Ramën
• Diplomatët amerikanë: Prokuroria, larg sulmeve politike

“Unë i kam kërkuar të gjithë lidërve të respektojnë shtetin e së drejtës, kushtetutën, insitucionet e pavarura, procesin zgjedhorë të vendosur sipas kushtetutës, dhe të jenë pjesmarrës në proceset elektorale. Dhe në të njejtën vlerë më këtë që thashë është edhe respekti për kuadrin ligjor dhë debat të civilizuar. Këto janë disa gjëra që nuk i duam ne  në SHBA por i gjithë populli shqiptar. Më e rëndësishme se ajo cka ata thanë   në këto takime është se cfarë ata do të bëjnë në vijim. Unë vlerësoj tonin pozitiv që ata përdorën në këtë takime shpresoj që do të ecin në këtë rrugë", tha Stajnberg.

Në asnjë mënyrë tha ai nuk mund të hiqen paralele mes situatës në Shqipëri, ma ato  në vendet arabe. “Nuk ka  krahasime të rëndësishmë mes situatës në Shqipëri dhe atyre në Azi. Këtu ju keni  demokraci, një demokraci në progres, por edhe presidenti Obama thotë që demokracia në SHBA është në progres, keni kushtetutën dhe shtetin e së drejtës që lejojnë zgjidhje në bazë të ligjshmërisë. Mitingjet paqësore janë një mënyrë e rëndësishme për të shprehur pikëpamjet. Ju e keni arritur demokracinë nuk është nevoja të përdoren mjete të tjera jokushtetuese  për të arritur ato që kërkohen. Ndaj dhe i kemi këshilluar palët që të mbështeten në mjetet kushtetuese ne dispozicion dhe të  dialogojnë”, tha ai.

Xhejms  Stajnberg gjatë komunikimit me median shprehu trishtim për humbjen e katër jetëve në demonstratën e 21 janarit dhe theksoi domosdoshmërinë për një hetim të paanshëm dhe gjithpërfshiorës. Ai tha se është e rëndësishme të mbeshteten institucionet e pavarura, dhe se duhet pritur deri kur të mbaroj hetimi për 21 janarin  për të gjykuar punën e organit qendror të akuzës.

Taulanta Boja
Azhornuar së fundi ( e premte , 25 shkurt 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›