E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS nis garen per 8 majin. Dalin emrat e kandidateve

Megjithe deklarimet e vazhdueshme se ne keto kushte nuk mund te mbahen zgjedhje, Partia Socialiste starton pasditen e se premtes turin paraelektoral. Shqiperia e mesme, e konkretisht qyteti i elbasanit, ashtu si edhe per protestat eshte përzgjedhur nga partia me e madhe ne opozite si pika e nisjes se takimeve te kreut te saj edi rama me elektoratin per te pasuar me Korcen, ndersa deputetet sipas qarqeve gjithashtu jane shperndare neper zona.

Socialistet gjithashtu jane ne prag te përfundimit te fazes se pare te perzgjedhjes se kandidaturave me te cilat selia roze pritet te paraqitet ne garen e 8 majit. Deputetet sipas qarqeve kane depozituar emrat e kandidateve te njesive vendore qe perfshijne, ku bie ne sy rikandidimi i krereve te bashkive me te medha ne vend, Shpetim Gjika ne Vlore, Niko Peleshi ne Tirane, Vangjush Dako ne Korce, Qazim Sejdini Elbasan, Fadil NAsufi Berat, Artan Shkembi ne Pogradec. Ndersa nga lista e qyteteve te medha kreret aktuale te Shkodres, Fierit dhe Gjirokastres jane perballe kandidaturave te tjera.

Nderkaq nuk ende asgje te paracaktuar per bashkine me te madhe, ate te tiranes te drejtuar aktualisht nga kryetari i partise edi rama. Ne rast te mungeses se rikandidit te tij, nuk kane munguar emrat e përfolur per kandidatet e mundshem qe nga ish kryeministri Pandeli Majko, Blendi Klosi, Eduart Shalsi e deri tek Erjon Veliaj. Megjithese fundi i shkurtit ka qene afati i përfundimit te seleksionimit te kandidaturave, duket se ky afat do te tejkaloje, patur parasysh se partia me e madhe ne pushtet nuk ka kaluar ende siten e pare te tyre.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›