I ftohti ne vend mblidhet Komiteti Nderministror per Emergjencat

Komiteti Ndërministror për Emergjencat nën drejtimin e Ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani u mblodh sot vetëm pak orë pas miratimit të kësaj strukture në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Minsitri Nishani i njohu fillimisht krerët e dikastereve me situatën në terren ndërsa foli për masat e marra për përballimin e situatës ku është kërkuar edhe ndërhyrja e ushtrisë për zhbllokimin e rrugëve dhe aksionet me helikopter për shpërndarjen e ndihmave në zonat e bllokuara. Shqipëria po përballet me një valë të ftohti e cilat herën e fundit sipas sinoptikanëve, në këto përmasa është regjistruar vetëm në vitin e largët 1985.