Projektligji per kontrollin e disiplinimit te ndertimeve

Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës projektligjin për kontrollin e disiplinimit të ndërtimeve. Opozita ka kundërshtuar pasi sipas tyre mungojnë statistikat dhe informacioni i plotë se përse duhet ndryshuar ky projektligj. Por përfaqësuesi i Ministrisë sëTransporteve shpjegoi se asnjë nga organet e pushtetit vendor përveç Bbashkisë së Tiranës nuk ka sjellë statistikat e kërkuara. Kërkesa për ndryshim i ligjit për kontrollin e disiplinimit të ndërtimeve ka ardhur pas ankesave të rreth 100 familjeve, shumica të cilëve jetojnë në Tiranë të cilët nuk mund të hipotekojnë apartamentet e tyre pasi subjekti ndërtues ose është larguar ose ka shpallur falimentin. Me këto ndryshime investitorit i dhënë një afat kohor prej tre vjetësh për të ndërtuar. Në të kundërt nëse investitori largohet është bashkia ajo që do bëjë kolaudimin e ndërtimit deri në dhënien e lejes së shfrytëzimit duke hapur rrugë hipotekimit.