E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrihen 3 KZAZ në Jug të vendit

Rajoni Jugor i vendit ka nisur të ngrejë dhe pajisë me orenditë dhe infrastrukturën zgjedhore tri prej komisioneve Zgjedhore për zgjedhjet e  28 Qershorit 2009. Mësohet se numri i zonave zgjedhore, që në korrikun e 2005 ishin gjithsej 100 të tilla , për zgjedhjet e pritshme do të jenë vetëm 66 d.m.th  34 më pak. Në këtë rajon të përfshira në zonat  98, 99, 100 tani janë emërtuar zona 64 që përfshin qytetin e Sarandës dhe komunën e Bregdetit, zona 66  qytetin e Delvinës dhe Rrëzomën dhe komunat e minoritetit, ndërsa zona 65 bashkinë e Konispolit dhe komunën e Ksamilit. Me ndarjet zonale janë krijuar edhe Komisionet Zonale. Në  zonën 64 qendra  e Komisionit  Zonal  është ngritur në Hollin e Qendrës Kulturore të qytetit të Sarandës me kryetar Aurel Kurami, përfaqësues i PD dhe nënkryetar Ramiz Hysi  i subjektit PS. Ky komision p përbehet nga 7 anëtarë dhe 1 anëtar pa të drejtë vote. Funksionimi i Komisioneve Zonale të Administrimit të Votave ka nisur këtë javë dhe pritet që komisionerët në ditët në vazhdim të trajnohen  për detyrat e tyre në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›