E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karamanlis, në fund të muajit në Tiranë

Kryeministri grek Kostas Karamanlis do të vizitojë Shqipërinë me datë 26-27 prill. Lajmi konfirmohet prej zyrës se shtypit pranë kryeministrisë greke. Ende nuk jepen detaje lidhur me vizitën e kryeministrit grek, por mësohet se Kostas Karamanlis do të ulet në Tiranë mesditën e datës 26 prill, direkt nga Sofia, në përfundim të vizitës dy ditore në Bullgari. Siç bëhet e ditur, vizita e Karamanlis pritet të forcojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve. Vizita e Karamanlis do të sjellë një sërë marrëveshjesh midis dy vendeve, ku më e rëndësishmja pritet të jetë ajo për ujërat mes Ministrive të Jashtme të dy vendeve dhe disa marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›