Avokati i Popullit u kërkon ligjvënësve më shumë të drejta për shqyrtimin e çështjeve

Dobjani, i shqetësuar për morinë e ankesave të qytetarëve pranë institucionit të tij
Avokati i Popullit, Ermir Dobjani prezantoi dje në Komisionin Parlamentar të Ligjeve raportin vjetor mbi aktivitetin e këtij institucioni gjatë vitit 2008. Raporti paraqet veprimtarinë e tij, gjatë vitit të kaluar lidhur me ankesat e depozituara dhe shqyrtimin e tyre. Sipas statistikave të publikuara në raport gjatë periudhës 1 janar-31 dhjetor 2008, Avokatit të Popullit i janë drejtuar 3657 ankesa, nga të cilat janë shqyrtuar rreth 2922.
Duke u ndalur tek mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut raporti prek çështjen e trajtimit të të ndaluarve dhe të të burgosurve në burgjet shqiptare, për të cilat numri i ankesave të regjistruara gjatë vitit 2008 është 322. Punonjësit e Avokatit të Popullit gjatë vitit të kaluar kanë vizituar ambientet e burgjeve në Shqipëri, ku ka rezultuar numri i lartë i të burgosurve, mbi kapacitetin real të tyre. Sipas raportit, në këtë institucion janë drejtuar ankesa edhe për Prokurorinë, për moskryerjen si duhet të detyrës. Avokati i Popullit i ka rekomanduar Prokurores së Përgjithshme fillimin e hetimeve ndaj 4 prokurorëve të Prokurorisë së Tiranës. Gjykatat zënë një vend të veçantë në raport, për adresimin e ankesave ndaj tyre. Kështu ka ankesa për mbajtje pa të drejtë në burg të personave që duhet të sistemoheshin në një ambient spitalor, për shkak të nevojës për mjekim të detyruar, të dhënë me vendim nga gjykatat kompetente. Ankesa ka pasur edhe për zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme ku për gjatë vitit 2008 janë depozituar 117 të tilla, me objekt pretendimet për zvarritjen e regjistrimit të pasurive, veçanërisht të apartamenteve, oborreve të banesave private dhe zvarritjen e procesit të marrjes së certifikatës së pronësisë. Raporti vjetor shënon dhe ankesa për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për Zyrën e Përmbarimit, ankesa për Ministrinë e Drejtësisë etj.
Një tjetër shqetësim i evidentuar në raport ka qenë moszbatimi i rregullores për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve, sidomos atyre që punojnë në ndërtim, miniera dhe metalurgji. Dobjani theksoi se për herë të parë në vitin 2008, institucioni i Avokatit të Popullit ka paraqitur 3 raporte. Përveç këtij, raporti i dytë ka të bëjë me veprimtarinë Për shëndetin mendor të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa raporti i 3-të ka të bëjë me veprimtarinë e Avokatit të Popullit Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit Avokati i Popullit kërkoi gjithashtu nga forcat politike që të mos përdorin fëmijët në fushatë, duke u shprehur i sigurtë se e drejta për të votuar do të garantohet pa hyrë në çështjen shumë të përfolur të kartave të identitetit. Ky është raporti i 9-të i Avokatit të Popullit. Ky raport përmban refleksionet tona për çdo çështje më të rëndësishme të vitit 2008. Numri i ankesave nga viti 2008-2007 është më i ulët, u shpreh Dobjani. Ai tha se një nga anët më të rëndësishme të institucionit të Avokatit të Popullit, është edhe marrëdhënia e tij me parlamentin. Ne jemi krahu i djathtë i parlamentit, tha Dobjani. Avokati Dobjani deklaroi se gjatë vitit 2008 është realizuar një veprimtari më e mirë që i ka caktuar kuvendi për rezolutën e vitit 14 prill 2002. Gjatë vitit 2009, Dobjani deklaroi se institucioni i Avokatit të Popullit synon të rrisë partneritetin me institucionet administrative publike, policinë, prokurorinë, të drejtat e të burgosurve. Deputeti i PD, Eris Hoxha i shtroi një pyetje avokatit Dobjani, sesi paraqitet situata me të dënuarit në paraburgim. Ndërsa nga ana tjetër, Dobjani tha se kjo kërkon kohë pune dhe statistika mujore të përditshme. Zgjasin shumë procedurat e paraburgimit, u shpreh ai. Deputeti i PS, Pandeli Majko, duke iu referuar statistikave të raportit shprehu shqetësimin se 44% e ankesave të shqyrtuara janë jashtë juridiksionit. Sipas tij, është kryer një punë jashtë juridiksionit. Ndodh për shkak se një qytetar ngre konflikte për pronësi që nuk janë në juridiksionin tonë, u shpreh Dobjani në përgjigje të pyetjes së Majkos. Dobjani tha se në Shqipëri, raporti nuk është më i madh se në vendet e rajonit. Sipas tij, në Europë shkon edhe në 60%. Avokati Dobjani deklaroi se ka 29 raste të qytetarëve që kanë shkelur juridiksionin. Ndërkohë që, Avokati i Popullit ia ka çuar Ministrisë së Drejtësisë që është në juridiksionin e tyre. I pyetur nga deputeti i LSI, Spartak Braho sesi zbatohen vendimet e gjyqësorit, Dobjani tha se vijnë ankesa gjyqësore për ato çështje që ka neglizhenca të zyrave të përmbarimit. Deputeti i PS, Besnik Dervishi shtroi pyetjen lidhur me rekomandimet konkrete të Avokatit të Popullit për statusin e nëpunësit civil. Ndërsa Dobjani, shpjegoi se është institucioni i KSHC që merret dhe se e ka ai për detyrë të bëjë analiza. Ka mjaft raste kur nëpunësit vijnë tek ne, pasi nuk janë zbatuar vendimet nga KSHC, u shpreh Dobjani.
Last Updated on Wednesday, 08 April 2009 12:13