E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri, në një vizitë zyrtare në Greqi

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, do të niset në një vizitë zyrtare në Greqi. Ajo gjatë qëndrimit në Athinë do të mbajë takime me përfaqësues të lartë të shtetit grek, si dhe me përfaqësues të jetës politike, akademike dhe të biznesit grek. Kështu deklarohet në një njoftim për shtyp nga kabineti i saj.

Tahiri thuhet se do të zhvillojë një takim të veçantë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas.

Qëllimi i kësaj vizite deklarohet të jetë thellimi i marrëdhënieve midis dy vendeve, forcimi i perspektivës euro-atlantike të rajonit dhe rëndësia e dialogut teknik për paqen dhe stabilitetit e rajonit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›