E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia, ne vend te dyte per ekselencen e Sherbimit Publik

Organizata e Kombeve te Bashkuara, ka vleresuar Shqiperine me cmimin e dyte per ekselencen e Sherbimit Publik. Cmimi eshte akorduar ne nje ceremoni te posacme, organizuar per here te pare ne Spanje. Gjermania u vleresua me cmimin e pare ndersa vendi yne meritoi cmimin e dyte. Certifikata i eshte dorezuar Ministrit per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit te Komunikimit, Genc Pollo. Ministri Pollo eshte shprehur se ky cmim vjen si deshmi nga institucionet nderkombetare sa i perket avancimit qe Shqiperia ka bere ne fushen e prokurimit publik duke realizuar 100 per qind elektronikisht tenderat dhe duke ofruar model edhe per vendet e tjera. Cmimet per sherbimet publike organizohen nga OKB qe prej vitit 2003. Kete vit 23 vende u shpallen fituese, mes te cileve edhe Shqiperia me motivacion realizimit te sistemit, i cili siguron administrim te sigurt, eficence dhe transparence. Sistemi i prokurimit ne vendin tone ka qene nje nga problemet me te medha sa i takon transparences. Qe prej vitit 2009, Shqiperia u be vendi i pare ne bote qe realizoi nje sistem prokurimi elektronik te detyrueshem per te gjitha prokurimet e sektorit publik mbi 3 mije euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›