E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrihet komiteti “antiduhan”

 Qeveria miratoi dje organizimin dhe funksionimin e komitetit ndërsektorial për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit. Ky komitet do të kryesohet nga ministri i Shëndetësisë dhe në përbërje të tij do të jenë zv.ministrat e Financave, e Brendshëm, të mbrojtjes, të Kulturës etj. Ai do të mblidhet jo më pak se 4 herë në vit dhe thirret nga kryetari, i cili, 5 ditë para mbledhjes, u njofton anëtarëve rendin e ditës dhe u dërgon atyre materialet përkatëse. Pranë Institutit të Shëndetit Publik, do të ngrihet sekretariati teknik i këtij komiteti për mbështetjen teknike të tij. Masa e shpërblimit të anëtarëve për çdo mbledhje është 5 mijë lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›