Vendimi, invalidët tani paratë në banka
Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë u miratuan gjashtë vendime për personat me aftësi të kufizuara, të cilat do t’i marrin paratë e akorduara nga qQeveria nëpërmjet bankave. “Pagesa e aftësisë së kufizuar për të verbrit dhe kujdestarët e tyre, paguhet nga shërbimet bankare që funksionojnë pranë njësisë së qeverisjes vendore ku ka vendbanimin përfituesi, ose nga shërbimi postar për njësitë e qeverisjes vendore ku nuk ka një të tillë”, thuhet në vendimin e miratuar dje për të verbrit. Gjithashtu, vendime të ngjashme janë miratuar edhe për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre, paraplegjikët dhe tetraplegjikët dhe ndihma ekonomike. Vendimet e miratuara dje do të hyjnë në fuqi nga një janari i vitit të ardhshëm.