Ngrijnë llogaritë bankare të ish-
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Të gjitha pronat e ish-drejtorit të Menaxhimit të Instalimeve dhe të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, Shkëlzen Madani, do të vihen nën masën e sekuestros.
Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë të ditur se kanë njoftuar të gjitha bankat për bllokimin e llogarive në emër të Madanit. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ish-drejtori në Ministrinë e Mbrojtjes, Shkëlzen Madani, është arrestuar pak ditë më parë me akuzën e korrupsionit pasiv. Ish-zyrtari i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes fillimisht është vënë në pranga për abuzime me kontratat.
Sekuestrot
Prokuroria u dërgoi dje shkresë bankave dhe zyrave të pasurive të patundshme që të identifikojnë pronat e Shkëlzen Madanit. Mësohet se pronat e këtij të fundit do të vihen nën masën e sekuestros. Burime nga akuza bëjnë të ditur se Shkëlzen Madani ka deklaruar një pasuri prej 130 mijë USD. Sipas deklaratës së pasurisë, që ka dorëzuar Shkëlzen Madani, rezulton se gjatë vitit 2007 ka përfituar shumën e konsiderueshme prej 130 mijë dollarësh, të ardhura këto nga pagesa për likuidime të prapambetura të kontratës mes firmës së tij “IN-EL-2001” dhe firmës turke “BeHaSe”. Ndërsa, në lidhje më të ardhurat, ish-zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes ka deklaruar pagën që merrte prej 1 milionë e 220 mijë lekësh, nga të cilat i ngelen vetëm 550 mijë lekë të vjetra “cash”. Kjo shumë, së bashku me pagën e bashkëshortes, që sipas deklaratës është 340 mijë lekë, rezulton të jetë e mjaftueshme për të plotësuar nevojat familjare. Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se dyshohet se ish-drejtori ka përfituar shuma të konsiderueshme të hollash, duke lëshuar të paktën 12 leje të paligjshme për menaxhimin e materialeve ushtarake për përdorim civil.
Arrestimi
Katër zyrtarë nga Ministria e Mrojtjes kanë përfunduar në prangat e policisë nën akuzën e ushtrimit të korrupsionit në mënyrë pasive. Ata janë Kadri Suli, me gradë kolonel dhe me detyrë komandant brigade, Shkëlzen Madani, drejtor Menaxhimi, Aurela Cota, përfaqësuese kjo e NITROMAK sh.p.k. dhe Ferdinand Hodo, administrator i Geoconsult sh.p.k. Të arrestuarit përfunduan në prangat e policisë pas një hetimi që Prokuroria kishte nisur që më 3 janar të këtij viti. Burimet nga policia pohojnë se katër të dyshuarit akuzohen për shkelje me lejet e mallrave ushtarake, ndërsa organi i akuzës vazhdon hetimet për të tjerë persona të mundshëm që mund të jenë implikuar në këtë çështje.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2008