Policia bllokon “BMW”-në e vjedhur në Itali
Autori i Lajmit: Red.
Bllokohet “BMW” e vjedhur të Itali, ndiqet penalisht pronari.
Policia e Vlorës bllokoi dje një automjet fuoristradë të llojit “BMW X5”, që ka rezultuar e vjedhur në Itali, ndërkohë që procedoi penalisht pronarin e saj. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se mjeti luksoz me targa BH 816 DA, u bllokua gjatë një aksioni të uniformave blu në një nga akset rrugore në qytet. Gjatë verifikimit të dokumentacionit, u vërtetua se ai ishte vjedhur në vendin fqinj, gjë që për policinë ishte një argument i mjaftueshëm për të kryer procedurat e bllokimit. Ndërkohë u shoqërua pronari i automjetit, 22-vjeçari nga Vlora, Besmir Mustafa, ndaj të cilit u vendos masa e hetimit në gjendje të lirë. Burimet bëjnë të ditur se dy javë më parë, policia e Vlorës bllokoi një tjetër automjet luksoz “BMW X5”, të vjedhur në Itali dhe nisi çështjen penale në gjendje të lirë për pronarin e saj.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2008