E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrin kandidatura e Serbisë në BE

Siç bën të ditur gazeta “Blic” e Beogradit nga burimet e mirinformuara diplomatike në Bruksel, shefit të diplomacisë serbe i është dhënë porosia se kandidatura e Serbisë për në BE është ngrirë së paku deri në muajin qershor të këtij viti. Përpjekja e Spanjës, e cila kryeson BE-në, për të mos humbur kohë me pritjen e raportit të ri të Kryeprokurorit të Hagës, Serge Brammertz deri në qershor, dhe që kandidatura e Serbisë të shqyrtohet menjëherë në takimin e shefave të diplomacive të BE-së, nuk dha fryt. Holanda e Belgjika, edhe më tutje, nuk pranojnë që çështja e kandidaturës të shqyrtohet para raportit të Kryeprokurorit Brammertz, në lidhje me bashkëpunimin e Beogradit e Hagës, kurse në këtë drejtim përkrahen edhe nga Gjermania, e cila kundërshton “kapërcimin e hapave”, shpresat e Beogradit që para qershorit të fillojë të përgjigjet në mijëra pyetje të Bashkimit Europian për t’u bërë kandidate për anëtarësim para fundit të këtij viti, me këtë zhvillim të fundit në Bruksel, janë zbehur shumë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›