E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toka në qendër,AKKP: Pronë shtetërore

Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave përcaktoi vendosi cilësimin si pronë shtetërore të tokës në qendër të Tiransë duke i dhënë fund debateve. Zëdhënësi i Agjensisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Gerti Seferi ka deklaruar se
prona ku sot ndodhet Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve si dhe territori ku sot ekziston Dhoma e Tregtisë ka qenë gjithmonë në pronësi të shtetit dhe asnjëherë në pronësi të asnjë subjekti privat. Sipas tij këtë gjë e konkretizon edhe fakti se kjo tokë ka qenë pronësi e shtetit që para viteve 40 dhe sipas ligjit mbi këto toka nuk mund të pretendohet për pronar privat. Ndërkohë Seferi theksoi se një tjetër fakt është dhe pozicionimi i pronës si dhe sipërfaqja të cilat nuk përputhen me dokumentin ligjor.
Menjëherë pas përcaktimit të të drejtave të shtetit mbi këtë tokë reagoi ministri i punëve publike dhe Transportit dhe Telekomunikacioneve Sokol Olldashi. Ai u shpreh se thjesht u zbatua ligji dhe se do të vazhdohet me transormimin e kësaj toke në një lulishte më tepër për Tiranën.
Ditët e fundit pronësia mbi këtë tokë ka ngjallur majft debate midis palëve të interesuara. Vendimi i marrë prej agjensisë së kthimit dhe kompesimit të pronave përcaktoi tashmë se kujt i përket kjo tokë duke i dhënë fund debateve me anë të cilësimit si pronë shtetërore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›