Ngrohja në shkolla, vetëm kur dimri të vijë "zyrtarisht"
Ulja e ndjeshme e temperaturave në Korçë dhe reshjet e para të borës në zonat malore si në Qarr dhe Ostrovicë, kanë gjetur të papërgatitura kopshtet dhe shkollat e qytetit, të cilat marrin lëndën drusore vetëm në muajin nëntor.
Në dy ditët e fundit, zona juglindore është përfshirë nga një i ftohtë i hidhur, si pasojë e uljes së menjëhershme të temperaturave dhe termometri ka shënuar deri në 3 gradë Celsius. Por ndërsa në të gjitha banesat korçare janë ndezur tashmë stufat e drurit, kjo mungon nëpër shkollat e qytetit dhe të fshatrave. Nxënësit janë detyruar të zhvillojnë mësimin në klasa të ftohta për shkak të mungesës së ngrohjes.
Kjo ka ardhur si pasojë e mosfurnizimit me lëndë drusore nga Drejtoria Arsimore. Sipas të dhënave nga kjo drejtori, fondi për ngrohjen dhe furnizimi me dru si çdo vit, edhe këtë herë do të çelet në muajin nëntor.
Sipas sektorit ekonomik, furnizimi me lëndë djegëse për ngrohje i shkollave, kopshteve dhe çerdheve kryhet gjatë periudhës 15 nëntor deri më 15 mars.
Edhe pse ka një rënie të temperaturave, ende nuk është bërë tenderi për lëndën drusore, ndërsa nxënësit, gjatë tetorit duhet të përballen me ambientet e ftohta ku jepet mësim. Shpërndarja e lëndës drusore nëpër shkollat e qytetit sipas të dhënave nga qendra ekonomike e drejtorisë rajonale të arsimit do të nisë vetëm në nëntor.
Edhe pse tashmë dihet situata në shumë nga shkollat e qytetit, sipas drejtorisë arsimore, të paktën në shkollat e mesme dhe në disa nga ato të arsimit 9-vjeçar ka ngrohje me kaldajë, por as këto nuk mund të vihen në punë që në muajin tetor për shkak të kostos së lartë dhe mungesës së naftës.
Ndërsa nëpër shkolla, kopshte dhe çerdhe, ku nuk ka sistem ngrohjeje, në të shumtën e rasteve kjo është zgjidhur nga prindërit e fëmijëve. Në shumë shkolla, bordet e prindërve që kanë vendosur të japin vullnetarisht lëndë drusore për ngrohjen e klasave deri në marrjen e një furnizimi nga drejtoria arsimore.
Për të mos lënë fëmijët në ambiente të ftohta në këtë periudhë, kjo nismë është marrë në shumë nga shkollat 9-vjeçare të qytetit, ku janë vetë fëmijët që sjellin dru me vete për të ndezur stufat që kanë në klasa.
Burimet e drejtorisë arsimore pranojnë situatën, por deklarojnë se sipas një rregulloreje që zbatohet çdo vit, furnizimi me dru bëhet në fillim të muajit pasardhës dhe ngrohja duhet të nisë me ndezjen e zjarreve në shkolla dhe kopshte vetën që nga data 15 nëntor.
I njëjti rregull zbatohet edhe për ngrohjen e spitaleve dhe të të gjitha institucioneve publike. Për të ndryshuar rregullin duhet të merret një vendim qeverie, pasi askush në pushtetin lokal nuk ka të drejtë të veprojë në këtë drejtim.