E Hënë, 2 Nëntor 2026

Librat orgjinalë mbi Skënderbeun

10/03/2005  Në Muzeun Historik Kombëtar ruhet libri origjinal i Skënderbeut: “Rrethimi i Shkodrës”, latinisht të Marin Barletit, të vitit 1504, që është botuar në Venedik. Ky libër ka një kopje origjinale dhe Biblioteka Kombëtare ka një të veçantë; në faqen e fundit të librit është një mbishkrim me dorë, në gjuhën latine. Mbishkrimi mendohet të jetë i shekullit të XVI-të. Libri i dytë është i vitit 1529, me autor Andrea Kambini, i cili është nga Firence, ku dhe ka shtypur librin. “Origjina e turqve dhe perandorisë otomane” është titulli i librit ku është shkruar për Skënderbeun.

Libri i tretë është i vitit 1577, në Frankfurt, i veprës së Barletit në latinisht për Skënderbeun. Kjo vepër ka një pjesë interesante, që u takon 72 gravurave, të cilat janë bërë nga Xh.Amam, një nga artistët më të frytshëm të Gjermanisë në atë kohë.

Libri i katërt është i vitit 1580, me autor Primo Damaskinin, që titullohet “Shpata e Orionit”. Në këtë libër, ku bëhet fjalë për figurat dhe luftëtarët më të mëdhenj të të gjithë kohërave, ka dhe një kapitull për Skënderbeun. Por ka dhe një gravurë, e cila është e ngjashme me afreskun që ndodhet në portalin e shtëpisë në Romë, ku ka jetuar Skënderbeu, gjatë kohës kur ishte tek Papa i Romës, në vitin 1466. Ky pallat tani është kthyer në një muze makaronash, pavarësisht nga përpjekjet tona për ta ruajtur si Institut të Kulturës Shqiptare, e cila kërkoi faturë shumë të madhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›