Ngujohen hartuesit e tezave të Letërsisë dhe Gjuhës, Policia e Shtetit ruan godinën
e AVE-s vetëm hartuesit, pasi në ditët e mëvonshme do të ngujohen dhe specialistët që do të merren me afishimin e tezave. Gjatë inspektimit të procesit të ngujimit ka qenë i pranishëm edhe zv ministri i Arsimit, Halit Shamata, i cili ka bërë publike edhe të gjitha hallkat e detajet e këtij procesi, i cili do jetë i syrvejuar edhe nga forcat e policisë. Janë normuar të gjitha rregullat e komunikimit, por një gjë është e vërtetë, që asnjëri prej tyre nuk do të ketë mjetë telefonike. Për një test janë dy hartues, dy përzgjedhës. Personat janë të vendosur në rregulla sekreti në mënyrë që sekreti të mos ekspozohet tha Shamata gjatë inspektimit ditën e djeshme. Sipas zv Ministrit Shamata hartuesit, së bashku me specialistet, numri i të cilëve pritet të shkojë në 15, do të qëndrojnë të ngujuar në ambientet e AVE-s deri në mëngjesin e datës një Qershor pasi tezat të jenë shpërndarë në të gjitha maturat e shkollave të mesme, në mbarë vendin. E njëjta procedure pritet të ndiqet edhe për provimin e matematikës i cili do të mbahet në datën 15 qershor. Anëtarëve të grupit nuk u lejohet të dalin për asnjë arsye në mënyrë që pyetjet e provimit të qëndrojnë sekrete. Drejtori për arsimin parauniversitar në MASH Fatmir Vejsiu në një intervistë në një prej mediat në vend ka shpjeguar se pyetjet do të jenë të alternuara në grupe ku do të ketë pyetje me alternativa dhe një tjetër me përgjigje të shtjelluara. Ato do të jenë të ndara në tre nivele sipas vështirësisë. Provimi i parë do të jetë në lëndën e letërsisë më datë 1 qershor, provimi i dytë do të jetë në lëndën e matematikës më datën 15 qershor dhe provimet me zgjedhje do të jenë me datë 30. Ndërkohë datat do të jenë të mëvonshme për ata maturantë që mbarojnë në shkolla profesionale. Të gjithë maturantët të cilët nuk arrijnë të marrin një nga provimet e detyrueshme mund ta përsërisin atë në muajin tetor. E reja për këtë vit është fakti se nxënësit do të mund ti mbarojnë provimet në kohë që pasi të dinë rezultat të mund të plotësojnë edhe preferencat. Dy Përcaktuesit e Testeve Përfundimtare (PTP) janë ndër specialistët më të mirë të kësaj fushe, të përzgjedhur nga Komisioni i Maturës Shtetërore pas seleksionimit të kandidaturave të propozuara nga të gjitha DAR/ZA-të. AVA tashmë ka në dispozicion një fond pyetjesh, rreth 20-fish të testit (500 pyetje), të përshkallëzuara sipas nivelit të nxënësve, të përgatitura nga specialistët më të mirë të arsimit. Përcaktuesit e Testeve do të hartojnë variantin përfundimtar të testeve të Gjuhës Shqipe dhe Letërsi për provimin e detyruar të MSH-së. Më tej grupi i punonjësve teknikë të AVA-s do të realizojë shumëfishimin, paketimin, përgatitjen e barkodeve, përpilimin e listave për çdo mjedis dhe klasë ku do të zhvillohet Provimi i Detyruar i Maturës Shtetërore. MASH ka përcaktuar edhe afatet kohore për tërheqjen e testeve pranë AVA-s për shpërndarjen në çdo DAR/ZA dhe janë marrë të gjitha masat e sigurisë për shoqërimin e materialeve të provimit drejt destinacionit. Nga dita e djeshme pjesë e sigurisë është edhe ruajtja e mjediseve të AVA-s nga forcat e Policisë së Shtetit.