Kriza, Italia pregatit planin e kursimeve
bllokim të përkohshëm për ata që duan të dalin në pension dhe uljen e fondeve për pushtetin lokal. Aktualisht borxhi i vendit ka arritur në 118 % të prodhimit të brendshëm bruto e deri në 2011-ën mendohet të rritet në 120 %. Përpjekjet për të shmangur një katastrofë ekonomike, vijnë në një kohë që ekspertët paralajmërojnë përhapje të krizës greke. Fondi Monetar ngriti shqetësime të reja mbi zhvillimet ekonomike në Spanjë duke paralajmëruar qeverinë e kryeministrit Zapatero se rrezikon të dështojë në rast se nuk merr masa për reformimin e sistemit bankar dhe tregut të punës. Javën e kaluar, parlamenti miratoi planin e kursimeve në masë 15 miliardë euro, që parashikon uljen e pagave me 5 % për sektorin publik. Defiçiti buxhetor i vendit ka arritur në 11 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Eurozonë, rritet prodhimi industrial
Porositë e reja industriale në 16 vendet e eurozonës, që ndajnë monedhën e përbashkët, raportuan rritjen më të madhe mujore në pothuaj tre vjet kohë për muajin mars, treguan të dhënat e publikuara nga agjencia e statistikave e Bashkimit Evropian, Eurostat, të martën. Kjo është një shenjë se mëkëmbja ekonomike po fiton ritëm. Porositë e reja industriale u rritën 5,2 për qind krahasuar me muajin shkurt dhe ishin 19,9 për qind më të larta se marsi i vitit të kaluar - rritja më e madhe vjetore që prej korrikut 2007 dhe rritja më e ndjeshme vjetore që prej majit 2000. Të dhënat për muajin mars ishin shumë më të forta se parashikimet e tregut për një rritje me 2,5 për qind në bazë mujore dhe 15 për qind në bazë vjetore, nisur nga një sondazh i kryer nga kompania Dow Jones Newswires javën e kaluar. Porositë për muajin shkurt u rritën gjithashtu, duke treguar një fitim prej 1,9 për
qind të këtij treguesi në bazë mujore dhe 12,5 për qind në bazë vjetore.
BE, taksë të re mbi bankat
Vendeve të Bashkimit Evropian, do tu kërkohet të imponojnë një taksë të re direkte mbi bankat, me të ardhurat që do të shkojnë në fondet kombëtare, për tu siguruar përkundër dështimeve të ardhshme financiare, një propozim që do të bëhet publik të mërkurën. Skema, e cila do të mbledhë miliarda, me të nisur nga zbatimi, është projektuar për të parandaluar që dështimet e ardhshme të bankave të destabilizojnë sistemin më të gjerë financiar. Plani pritet të shpallet të mërkurën nga Michel Barnier, komisioneri i BE-së për tregun e brendshëm, me synim shndërrimin e tij në legjislacion në vitin 2011. Propozimi është në një fazë paraprake, dhe çfarëdolloj ligji të jetë, duhet miratuar nga vendet anëtare të BE-së dhe parlamenti evropian. Propozimi do të ngrejë kundërshtime, veçanërisht në rast se nuk shoqërohet nga lëvizje të ngjashme në SHBA dhe tjetërkund. Zyrtarët e Komisionit Evropian pritet të theksojnë se fondet nuk do të shkojnë për shpëtimin e bankave, por për tu siguruar që dështimet dhe paaftësitë paguese do të menaxhohen në një mënyrë të rregullt.