Nguten me distribucion
Shitjen e Distribucionit dhe Furnizimit me energji elektrike e kanë marrë shumë seriozisht, pas dështimit për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.
Ndryshimet në këtë termocentral kanë bërë që kompanitë e mëdha të energjisë të ngurrojnë të jenë pjesë e garës për privatizimin e rrjetit të shpërndarjes në KEK.
Dështimet e njëpasnjëshme për ndërtimin e Kosovës së Re i kanë irrituar ato që të jenë pjesë e kësaj gare. Udhëheqësit e Komitetit Ndërministror të këtij projekti janë duke shikuar mundësitë që sa më shpejt të privatizohet rrejti i distribucionit.
Burime brenda Qeverisë kanë treguar se pas shprehjes së interesit dhe ftesës për investime nëpër media ndërkombëtare, në KEK është duke u tentuar që të shkohet sa më shpejt me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe distribucionit.
Kjo po bëhet nga frika dhe mundësia e dështimit të projektit për futjen e sektorit privat si në rastin e ndërtimit të termocentralit Kosova e Re.
Kompania energjetike çekoamerikane, Cez, nuk do të konkurrojë për këtë projekt. Zyrtarë të kësaj kompanie nuk duan të japin arsyen e mospjesëmarrjes në këtë garë. “Tash për tash Cezi nuk e merr parasysh pjesëmarrjen në këtë garë”, tha Eva Novakova, zyrtare për informim në këtë kompani.
Janë kompanitë turke, që përveç marrjes së ANP’së, po aplikojnë për aksione të tjera në Kosovë.
Deri më tani për këtë projekt i kanë dorëzuar dosjet e tyre tri kompani turke, e njëra ndër to është edhe koncesionari i ANP’së – Limak.
Ilir Shala, menaxher i projektit për Privatizimin e Distribuimit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike, ka thënë se faza e shprehjes së interesit ka përfunduar, ndërsa më 25 janar është bërë shpallja e ftesës për parakualifikimit. Ilir Shala, menaxher i projektit për Privatizimin e Distribuimit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike, ka thënë se faza e shprehjes së interesit ka përfunduar, ndërsa më 25 janar do të bëhet shpallja e ftesës për parakualifikimit.
Kjo ftesë është shpallur edhe në gazetat ‘The Economist’ dhe ‘Financial Times” që nga 27 janari dhe do të jetë e hapur 40 ditë pune. Pastaj, sipas tij, do të përzgjidhen kompanitë që i plotësojnë kriteret minimale teknike dhe financiare për të marrë pjesë në tenderin për privatizimin e distribucionit.
“Në fazën e parakualifikimit, kompani të ndryshme mund të hyjnë në garë për privatizimin e KEDS-it. Tash i kemi 8 kompani që kanë shprehur interes, por gjatë kësaj faze edhe kompani të tjera mund të hyjnë në procedurë të parakualifikimit”, tha Shala për Express. Në këtë fazë, ai thotë se do të kenë një reklamim shtesë për privatizimin e distribucionit dhe furnizimit, në mënyrë që të tërheqim kompani sa më serioze që mund të realizojë me sukses këtë projekt. Kjo fazë, sipas Shalës, është vazhdimësi e hulumtimit të tregut për të tërhequr investitorë dhe kompani sa më të mëdha. Pas përfundimit të kësaj faze, do të bëhet kualifikimi i kompanive që i plotësojnë kushtet minimale teknike dhe financiare, të cilat do të kërkohen në kërkesën e parakualifikimit. Kompania energjetike çeke, Cez dhe partneri i saj, AES ishin larguar para një viti nga tenderi për ndërtimin e centralit të energjisë elektrike, Kosova e Re. Kompania kishte cilësuar si motiv të tërheqjes ndryshimin e termave të ofertës si dhe vonesat e shkaktuara në planifikimin e ndërtimit të centralit.