Algjeri perleshje te reja me policine

Përleshje të reja u regjistruan në mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin algjerian të Algjerit dhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa vala e protestave zinxhir për rritjen e çmimeve vazhdon prej ditësh.
Policia iu përgjigj me gaz lotsjellës goditjeve me gurë, nga të cilët mbetën disa të plagosur, lajmëroi gjatë mbrëmjes së shkuar Agjensia Franceze e Lajmeve “AFP”.
Drejtuesit e protestës shprehen të lodhur nga abuzimet e vazhdueshme të qeverisë, korrupsioni dhe shtrenjtimi i elementëve të domosdoshëm të jetesës.
Në ndeshjet e fundit të futbollit në kampionatin algjerian, një protestë e sinkronizuar u organizua njëkohësisht në të gjithë stadiumet e vendit. Qeveria vazhdon të bëjë thirrje për qetësi.
Papunësia është rreth 10% zyrtarisht, por ekspertët e huaj e vendosin midis 25% të krahut të punës. Standarti i jetesës në Algjeri mbetet i ulët, pavarësisht se vendi është një eksportues i naftës dhe gazit natyror.