Nigeri/ Të paktën 103 të vrarë pas përleshjeve në veri
Përleshjet mes forcave të sigurisë dhe rebelëve në qytetin verior nigerian të Maidugurit kanë shkaktuar gjatë dy ditëve të fundit 103 të vrarë, shumica e të cilëve janë rebelë, njoftoi sot policia. Isa Azare, zëdhënës i policisë së qytetit tha se 90 prej të vrarëve ishin anëtarë të grupit rebel islamik "Boko Haram Islamik". Luftimet sporadike vazhduan dje dhe sot, pavarësisht gjendjes së shtetrrethimit të vendosur pas dy ditë përleshjesh me rebelët myslimanë.
"Boko Haram Iislamik", të cilët kërkojnë zbatimin e ligjeve islamike në Nigeri, vendi më i populluar i Afrikës, kanë djegur disa kisha, një rajon policie, një burg dhe janë përleshur me forcat e sigurisë në shtetet Bauchi, Borno, Kano dhe Yobe.
Banorë vendas thonë se të rinj të armatosur me hanxharë, thika, shpata, shigjeta, pushkë dhe eksplozivë artizanalë, kanë sulmuar ndërtesat e policisë dhe cilindo që dyshohet si oficer policie ose punonjës i qeverisë në Maiduguri. "Boko Haram Islamik" kundërshton arsimimin perëndimor dhe kërkon zbatimin e ligjeve islamike.